Sport

Interi i heq Icardit shiritin i kapitenit, Real Madrid i vihet pas argjentinasit

13 Shkurt 2019, 12:53 Nga DOSJA
Interi i heq Icardit shiritin i kapitenit, Real Madrid i vihet pas argjentinasit

Interi e ka emëruar portierin Samir Handanovic si kapiten të ri të klubit, duke zhveshur sulmuesin Mauro Icardi nga roli në mes të thashethemeve të vazhdueshme për largimin e tij.

Argjentinasi është lidhur me një lëvizje në Real Madrid kohët e fundit, pasi bisedimet për një kontratë të re në San Siro nuk po arrijnë në konkluzion.

Agjentja e Icardit dhe bashkëshortja Wanda Nara ka insistuar që bashkëshorti i saj do t’i përkushtohet  Interit, por spekulimet ka gjasa të jenë të ushqyer pas njoftimit të fundit të klubit.

Icardi ka kontratë me Interin deri në vitin 2021, por e ardhmja e tij në klub tani është hedhur në dyshim edhe më të madh pas humbjes së shiritit të kapitenit, me Madridin që kërkon ta marrë shërbimet e argjentinasit verën e ardhshme.

Sulmuesi 25-vjeçar ka shënuar nëntë gola në 20 ndeshje të Serie A këtë sezon, por ai nuk do të shërbejë më si kapiten, Handanoviç do të marrë rolin të enjten në Ligën e Evropës.

Luciano Spalletti aktualisht është i treti në Serie A dhe 20 pikë pas udhëheqësve të Juventusit pas 23 ndeshjeve.

Shpresa e vetme e Interit për këtë trofe tani qëndron në Ligën e Evropës, pasi ndodhet në raund e 1/32 kundër Rapid Vienna në Europa League.

B.N/dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport inter kapiten mauro icardi real madrid inter kapiten mauro icardi real madrid

Sondazh

Poll