Sport

“Shpresoj që Messi të dalë në pension sa më shpejt, po numëroj ditët”

13 Shkurt 2019, 11:55 Nga DOSJA
“Shpresoj që Messi të dalë në pension sa më

Ish mbrojtësi i Real Madrid,Alvaro Arbeloa, thotë se ndërkohë që Messi është një lojtar i madh ai nuk mund ta pranojë talentin e tij.

36-vjeçari, i cili u pensionua në vitin 2017, luajti kundër Messit gjatë ditëve të tij në Madrid. Arbeloa bëri 237 paraqitje në të gjitha kompeticionet me Los Blancos.

Pavarësisht se Messi konsiderohet si një nga lojtarët më të mëdhenj në histori, Arbeloa këmbëngul se për shkak të lidhjeve të tij me Madridin, ai kurrë nuk do të jetë në gjendje të ndjekë me kënaqësi aftësitë e Argjentinasit.

Unë e respektoj shumë Barcelonën, pasi ata janë një ekip i madh me një lojtar të shkëlqyeshëm si Lionel Messi.

Ai është shumë i mirë, edhe pse kurrë nuk kam qenë në gjendje ta shijoj atë dhe nuk mendoj se do ndodhë ndonjëherë. Unë shpresoj që ai të dalë në pension shumë shpejt, po numëroj ditët.

Nuk jam anti-Barcelona, por uroj gjithmonë që të humbin sepse mendoj vetëm për të mirën e Realit të Madridit.

Madje, ndonjëherë uroj që të humbasin edhe në stërvitje. Do të doja gjithashtu që të eliminoheshin në Ligën e Kampioneve sepse kjo do të thoshte një rival më pak për ‘Los Blancos’.

Ata kanë qenë gjithnjë një skuadër konkurruese sepse kanë qenë vazhdimisht një klub që kanë afruar lojtarë cilësorë.

Pas mbylljes së karrierës futbollistike Arbeloa ka vazhduar punë të re si opinionist sportiv.

B.N/dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport alavaro arbeloa barcelona lionel messi real madrid alavaro arbeloa barcelona lionel messi real madrid

Sondazh

Poll