Sport

Mesfushori i Cityt acaron tifozët e ‘Citizens’, kapet duke provuar bluzat e ‘Djajve të Kuq’

13 Shkurt 2019, 14:58 Nga DOSJA

Mesfushori i Manchester City-t, Ilkay Gundogan, u kap nga paparacët nderkohë që po shikonte disa bluza klasike të Manchester United.

28-vjeçari gjerman bëri një vizitë në dyqanin “Classic Football Shirts” në Qendrën e Qytetit të Mançesterit.

Por nuk ishin bluzat punëdhënësve të tij të tanishëm që i kapën vëmendjen, por ato të rivalëve të përjetshëm të Djajve të Kuq.

Ishte bluza e Cristiano Ronaldos, pikërisht ajo e sezonit 2007-2008, që iu afrua lojtarit me origjinë turke.

Por ish-lojtari i Borussia Dortmundit dukej më shumë i interesuar në një uniform shumë më të vjetër që nuk ishte as me ngjyrë të kuqe. Është uniforma blu e vitit 1992-1993, uniform që u bë e famshme falë legjendës Ryan Giggs, të cilën mesfushori gjerman po e provonte nëse i binte.

Gundogan po shijon një periudhë të mirë në ekipin e parë në Etihad dhe ka bërë 30 paraqitje në të gjitha garat këtë sezon, duke shënuar pesë gola.

Ai u bashkua me Cityn nga Dortmund në vitin 2016 për 20 milionë paund.

B.N/dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport ilkay gundogan manchester city manchester united ilkay gundogan manchester city manchester united

Sondazh

Poll