Sport

Mbappe barazon Fenomenin në vetëm 24 ndeshje në Champions League

13 Shkurt 2019, 13:52 Nga DOSJA
Mbappe barazon Fenomenin në vetëm 24 ndeshje në Champions League

Kylian Mbappé rezultoi vendimtar përsëri pasi Paris Saint-Germain mposhti Manchester Unitedin 2-0 në Old Trafford për të vënë një gjysmë këmbë në çerekfinalet e Ligës së Kampionëve.

Ajo goditje e dërgoi 20 vjeçarin në 14 gola në total, duke barazuar kështu brazilianin Ronaldo, i cili shënoi të njëjtin numër gjatë karrierës së tij në Evropë me Interin dhe Real Madridin.

Ronaldo arriti këtë rezultat gjatë 40 ndeshjeve, ndërkohë që Mbappé e ka bërë këtë në vetëm 24 të tilla, përgjatë dy sezoneve me Monaco dhe PSG.

Ronaldo, i cili ka marrë pjesë 6 herë në kompeticionin e Ligës së Kampioneve, ku sezoni i tij më i suksesshëm ishte ai i vitit 2002-2003, ku shënoi 6 herë në 11 ndeshje duke dërguar kështu Real Madridin në gjysmë finale.

Francezi mund të ketë edhe 10-15 sezone të tjerë për të garuar, dhe në nivelin e tij aktual ai ka shënuar një gol çdo 129 minuta.

Goli i fundit i francezit shton listën e stadiumeve më të madha ku ai ka shënuar. Ai tashmë e ka mbyllur sfidën me gol në Old Trafford, Anfield, Etihad, Westfalenstadion, Allianz Stadium dhe Arena Allianz.

Golashënuesi më i mirë i Ligës së Kampionëve mbetet Cristiano Ronaldo, i cili ka shënuar 121 gola në 158 ndeshje deri më tani. I vetmi lojtar tjetër në histori që ka arritur në më shumë së 100 gola në turneun e elitës së Evropës është Leo Messi, i cili ka 106 në 129 paraqitje.

B.N/dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport champions league kylian mbappe psg ronaldo champions league kylian mbappe psg ronaldo

Sondazh

Poll