Sport

Barcelona nuk do e rinovojë kontratën e Rakitiç

13 Shkurt 2019, 11:27 Nga DOSJA
Barcelona nuk do e rinovojë kontratën e Rakitiç

Gjigandët spanjoll të Barcelonës nuk do e rinovojnë kontratën e Ivan Rakitiç e cila skadon në vitin 2021 dhe si pasojë do jenë të detyruar për të shitur kroatin verën e ardhshme, sipas medias spanjolle Sport.

Blaugranët morën një ofertë prej 90 milion eurosh verën e kaluar për mesfushorin, por Rakitiç donte të qëndronte në Katalunjë dhe klubi nuk e kishte me nxitim për ta shitur.

Sidoqoftë, me ardhjen e mesfushorit Holandez Frenkie De Jong nga klubi i Ajax-it, katalunasit do ishin mëse të kënaqur me largimin e kroatit i cili është ne fundin e karrierës së tij.

Sipas Sport, Barcelona mendon se do marrë më shumë se 65 milion euro për yllin e tyre.

Rakitiç u tranferua nga Sevilla në Camp Noun në vitin 2014 për shifrën e 20 milion eurove, duke u kthyer në një startues të përhershëm për ekipin e Barcelonës.

B.N/dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport barcelona frenkie de jong ivan rakitic sevilla barcelona frenkie de jong ivan rakitic sevilla

Sondazh

Poll