Bota

FOTOT/ The Times zbulon misionin SEKRET të amerikanëve në Libi, iu marrin rusëve armën e shumëkërkuar… Kremlini i p

29 Janar 2021, 12:48 Nga DOSJA
FOTOT/ The Times zbulon misionin SEKRET të amerikanëve në Libi,

SHBA- Një mision i ngjashëm me skenarin e një filmi është zbardhur nga “The Times”. Shërbimet sekrete amerikane kanë shkuar disa muaj më parë në Libi për të vjedhur një armë ruse, e cila iu ka kushtuar humbje në betejë.

Misioni është zhvilluar në Libinë e ndarë në disa grupe pas rënies së diktatorit Gadafi.  Një grupim, i kontrolluar nga gjenerali Haftar, në vitin 2019 ka marrë një ndihmë të madhe nga Emiratet e Bashkuara, përfshirë edhe sistemi rus Pantsir S-1.

Me anë të kësaj arme, ushtarët e Haftarit korrën sukses duke shkatërruar edhe dronet amerikane. Në momentin kur rusët u tërhoqën, disa nga këto armë ngelën në terren. Në këtë moment, amerikanët u nisën për të marrë armën ruse.

Tripoli, rivalët e Haftar e morën të parët armën ruse, por ajo u dërgua në Evropë dhe më pas në SHBA, për të bërë të mundur neutralizimin. Ndërsa për rusët, ky nuk ishte një shqetësim, pasi sipas tyre, arma që përfundoi në Libi, nuk ishte gjenerata e fundit e Pantsir S-1.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota pantsir s-1 pantsir s-1

Sondazh

Poll