Bota

Vaksina e dytë që prodhohet në Angli, Johnson: Nëse miratohet, ne kemi porositur 60 milion doza

29 Janar 2021, 11:21 Nga DOSJA
Vaksina e dytë që prodhohet në Angli, Johnson: Nëse

ANGLI- Kryministri britanik, Boris Johnson ka përgëzuar kompaninë Novavax për vaksinën anti-Covid që ka krijuar. Në një postim në Twitter ai ka shkruar se ata kanë porositur 60 milion doza nëse kjo vaksinë do të aprovohet nga rregullatori i ilaçeve. Në postimin e tij Johnson gjithashtu ka falenderuar të gjithë vullnetarët pranuar të merrnin pjesë në këto studime.

“Lajm i mirë që vaksina Novavax ka rezultuar efektive në provat e Mbretërisë sw Bashkuar. Faleminderit të gjithë vullnetarëve që i bënë të mundur këto rezultate. Rregullatori ynë i ilaçeve tani do të vlerësojë vaksinën, e cila do të bëhet në Teesside.Nëse miratohet, ne kemi porositur 60 milion doza,” shkroi ai.

Good news that the @Novavax vaccine has proved effective in UK trials. Thank you to all the volunteers who made these results possible.

Our medicines regulator will now assess the vaccine, which will be made in Teesside. If approved, we have 60m doses on order.

— Boris Johnson (@BorisJohnson) January 28, 2021

Navavax është vaksina e dytë e prodhuar në Angli pas vaksinës së AstraZenecës dhe Universitetit të Oxfordit. Ndërsa në botë janë krijuar disa vaksina të tjera që janë ajo e Pfizer/BioNTech, vaksina e Modernas, vaksina ruse Sputnik V, dhe vaksina kineze Sinovac.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota boris johnson vaksina novavax boris johnson vaksina novavax

Sondazh

Poll