Bota

Mutacioni i Covid në Maqedoninë e Veriut/ Zv.Ministri i Shendetësisë: Është rast mjaft shqetësues  

29 Janar 2021, 12:00 Nga DOSJA
Mutacioni i Covid në Maqedoninë e Veriut/ Zv.Ministri i

MAQEDONIA E VERIUT- Zvendësministri i Shndetësisë në Maqedoninë e Veriut, Ilir Hasani ka folur mbi rastin e mutacionit të Covid-it të gjetur në vend. Në një intervistë për emisionin Wake Up në Top Channel ka thënë se ky rast është shumë shqetësues. Gjatë fjalës së tij, Hasani ka thënë se e kanë identifikuar mutacionin e Covid-it në një laborator, dhe e kanë izoluar por kujdesi duhet të jetë maksimal pasi ky lloj virusi është më i transmetueshëm se ai normali.

“Një rast mjaft shqetësues, është moment shumë shqetësues si për të gjithë vendet e tjera. E identifikuam në një laburator. Aktualisht nuk kemi parë ndonjë ndryshim në numrat e rasteve por duke pasur parasysh që është më i transmetueshëm, duhet të jemi të përgatitur për një rritje të lakores së rasteve,” ka thënë ai.

I pyetur për situatën epidemiologjike në vend, Hasani ka thënë se është e qëndreshme dhe se masat e marra kanë dhënë rezultatin e duhur.

“Situata epidemiologjike në Maqedoninë e Veriut është stabile aktualisht. Shpresojmë të mbetet kështu. Vendimet për lëvizjen dhe izolimin janë marrë në bazë të situatës epidemiologjike dhe jo vetëm prej raportimeve për mutacionin e ri të Covid-19”- tha dr Ilir Hasani.

Që nga fillimi i pandemisë deri tani në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 91,891 persona me Covid, ndërsa 2,831 të tjerë kanë humbur jetën.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni ilir hasani situata epidemologjike ne maqedonine e veriut ilir hasani situata epidemologjike ne maqedonine e veriut

Sondazh

Poll