Bota

“Solidariteti po dështon”/Sekretari i OKB-së: Prioriteti ynë i parë për 2021 është t’i përgjigjemi COVID-19

29 Janar 2021, 11:09 Nga DOSJA
“Solidariteti po dështon”/Sekretari i OKB-së: Prioriteti

SHBA- Sekretari i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres ka bërë thirrje për solidaritet mes vendeve. Chinadaily shkruan se Guterres ka thënë se shpërndarja e vaksinave duhet të jetë prioriteti për vitin 2021.

Ai gjithashtu tha se solidariti mes vendeve të pasura kundrejt atyre të vërfëra po dështon dhe se qeveritë e vendeve duhet që të marruin përgjegjësitë e duhura për shpërndarjen e vaksinës. Gjatë fjalës së tij Antonio deklaroi se 2021 duhet të jetë e kundërta e vitit që lamë pas, duke filluar me vendosjen e botës në kursin e duhur.

“Prioriteti ynë i parë për 2021 është t’i përgjigjemi COVID-19. Vaksinat janë prova e parë e madhe morale para nesh. Vaksinat duhet të shihen si të mira publike globale – vaksinat e njerëzve – të disponueshme dhe të përballueshme për të gjithë. Vaksinat po arrijnë shpejt një numër vendesh, ndërsa vendet më të varfra nuk kanë pothuajse asnjë. Shkenca po arrin – por solidariteti po dështon. Qeveritë kanë një përgjegjësi për të mbrojtur popullsinë e tyre, por COVID-19 nuk mund të qwndroi nw një vend në të njëjtën kohë. 2020 na solli tragjedi dhe rrezik. 2021 duhet të jetë viti për të ndryshuar ingranazhin dhe për ta vendosur botën në rrugën e duhur. Ne duhet të kalojmë nga vdekja në shëndet; nga katastrofa në rindërtim; nga dëshpërimi te shpresa; nga biznesi si zakonisht, te transformimi,” tha ai.

Që nga fillimi i pandemisë deri tani në botë janë regjistruar 102,128,135 persona pozitiv me Covid, ndërsa 2,202,889 të tjerë kanë humbur jetën.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota antonio guterres shperndarja e vaksianave antonio guterres shperndarja e vaksianave

Sondazh

Poll