Bota

Tejkalon Indinë, Meksika bëhet vendi i tretë me më shumë viktima në botë nga Covidi

29 Janar 2021, 12:34 Nga DOSJA
Tejkalon Indinë, Meksika bëhet vendi i tretë me më

MEKSIKË- Meksina është vendi i tretë me më shumë viktima nga Covid-i në botë. Sipas Worldometers, Meksika ka në total 155,145 persona që kanë humbur jetën, duke shkuar kështu në vendin e tretë ndërsa për nga ana e personave të infektuar Meksina është në vendin e 13-të me 1,825,519 persona.

Meksika gjatë ditës së djeshme ku kanë humbur jetën mbi 1 mijë e 500 persona ka kaluar edhe Indinë e cila mbante vendin e tretë për nga vdekjet nga Covidi në rang botëror.

Që nga fillimi i pandemisë deri tani në botë janë regjistruar 102,133,294 persona me Covid, ndërsa 2,203,000 të tjerë kanë humbur jetën.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota covid ne meksike covid ne meksike

Sondazh

Poll