Bota

Richard Grenell: Administrata Biden ka dështuar në çështjen mes Kosovës dhe Serbisë

29 Janar 2021, 11:43 Nga DOSJA
Richard Grenell: Administrata Biden ka dështuar në

SHBA- I dërguari i posaçëm i ish-Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, Richard Grenell ka kritikuar demokratët në Amerikë për konfliktin mes Serbisë dhe Kosovës. Në një intervistë për Newsmax ai ka thënë demokratët nuk duan të jashtëm që të merren me këto çështje. Grenell ka thënë se kur Trump erdhi ai krijoi një grup të posaçm për tu marrë me këtë çështje, ndërkohë që këta (demokratët) pretendojnë se janë të vetmit që i kuptojnë këtë gjë.

“Ata duan që njerëzit që kanë qenë këtej për një kohë të gjatë ta luajnë lojën e tyre. Për këtë arsye e urrenin Donald Trumpin, sepse ai vinte nga jashtë. Mund t’ju tregoj që shembulli i përkryer është problemi i Serbisë dhe Kosovës. Kur unë u bëra i dërguar i posaçëm, m’u tha se duhet të shkoj dhe ta formoj ekipin tim me njerëz që kanë punuar në këtë çështje për 20 vjet dhe unë u thashë: A nuk mendoni se ata kanë punuar për këtë për 20 vjet dhe ndoshta kanë dështuar. Ndoshta unë duhet të marr ca ide të reja. Por kjo nuk shqyrtohet në Uashington, kjo është mendësia e outsider-ëve, të cilën ata e urrejnë. Ata nuk duan që askush nga jashtë të futet brenda (qeverisë). Ata duan të pretendojnë sikur janë të vetmit që i kuptojnë këto çështje të ndërlikuara”, tha ai.

.@RichardGrenell says “the Beijing line is: look at Russia, don’t look at us, and that is exactly what the Democrats have been doing.” [with @JohnFBachman on Newsmax TV: https://t.co/VlT7z8drtO] pic.twitter.com/OskpdmUfte

— Newsmax (@newsmax) January 28, 2021

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota konflikti kosove-serbi richard grenell konflikti kosove-serbi richard grenell

Sondazh

Poll