Bota

Moment historik/ Kosova lidh diplomaci me Izraelin, Ministrja e Jashtme: Kjo është një ndër arritjet më të mëdha 

29 Janar 2021, 10:51 Nga DOSJA
Moment historik/ Kosova lidh diplomaci me Izraelin, Ministrja e Jashtme: Kjo

KOSOVË- Izraeli njeh Kosovën si shtet të pavarur. Lajmin e ka bërë të ditur Ministrja e Jashtme e Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla. Me anë të një video-mesazhi të postuar në Facebook ajo thotë se firmosja e formalizimit të marrëdhënieve diplomatike mes Kosovës dhe Izraelit është një ngjarje historike dhe një ndër arritjet më të mëdha të vendit. Ajo gjithashtu ka thënë se kjo arritje për Kosovën është bërë e mundur nga SHBA-ja, të cilin e quan si aleatin e përjetshëm të Kosovës.

“Shtetësia dhe subjektiviteti ndërkombëtar i Kosovës po konsolidohet fuqishëm. Ditën e hënë, më 1 shkurt, me një ceremoni solemne virtuale, do të firmoset formalizimi i marrëdhënieve diplomatike mes Republikës së Kosovës dhe Shtetit të Izraelit. Njohja nga Izraeli është ndër arritjet më të mëdha për Republikën e Kosovës e cila është bërë e mundur falë mikut e aleatit tonë të përjetshëm, Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ky moment tejet i rëndësishme për ne, është përjetësim i miqësisë së gjatë, mes popujve tanë, që tani po kurorëzohet me lidhjen e marrëdhënieve diplomatike,” ka thënë ajo ndër të tjera.

Njohja e Kosovës nga Izraeli është bërë e mundur falë marrëveshjes që u bë në SHBA mes Kosovës dhe Serbisë ku një ndër pikat e saj ishte edhe kjo njohje.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni izrael kosove meliza haradinaj stublla izrael kosove meliza haradinaj stublla

Sondazh

Poll