Bota

Vrau të birin në mes të Prishtinës, lihet në burg Skënder Krasniqi, përlotet para trupës gjykuese

29 Janar 2021, 10:08 Nga DOSJA
Vrau të birin në mes të Prishtinës, lihet në burg

KOSOVË– Skënder Krasniqi, biznesmeni që vrau me armë zjarri të birin dy ditë më parë në mes të Prishtinës, është lënë sot në masën “arrest me burg” për 30 ditë. Vendimi është marrë ditën e sotme, gjatë seancës gjyqësore të mbajtur në Prishtinë.

Prokuroria ka kërkuar “arrest me burg” për Krasniqin dhe trupi gjykues e ka zbatuar këtë masë, duke mos e liruar Krasniqin. Sipas gjyqtarit, Krasniqi do qëndrojë pas hekurave, pasi mund të asgjësojë, fshehë, ndryshojë apo falsifikojë provat që e përfshijnë në krimin e kryer.

“Gjyqtari i procedurës paraprake ka vlerësuar se masa e paraburgimit është masë adekuate për zhvillimin e papenguar në këtë çështje penale, pasi që ekzistojnë rrethanat që tregojnë rrezikun se po të gjendet i pandehuri S.K. mund ti asgjësojë, fsheh, ndryshoj apo falsifikoj provat e veprës penale duke ndikuar në dëshmitarët, të cilët janë familjarë të të pandehurit,”– thuhet në njoftim.

Gjatë seancës gjyqësore, Krasniqi është shfaqur i penduar dhe madje ka shpërthyer në lot para trupit gjykues. Krasniqi vrau të birin Albert Krasniqi dy ditë më aprë me armë zjarri në mes të Prishtinës. Dyshja u përleshën paraprakisht, pasi Skënder Krasniqi po bindte të birin që të dorëzohej në polici.

Viktima ishte shpallur në kërkim nga policia pasi akuzohej se kishte dhunuar ish-gruan e tij, Besa Gashi, por ngjarja përfundoi në tragjedi.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni albert krasniqi skënder krasniqi vritet albert krasniqi albert krasniqi skënder krasniqi vritet albert krasniqi

Sondazh

Poll