Bota

Von der Leyen bën thirrje për publikimin e kontratës së BE-së me AstraZenecën 

29 Janar 2021, 10:26 Nga DOSJA
Von der Leyen bën thirrje për publikimin e kontratës së

BRUKSEL- Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka bërë thirrje për publikimin e kontratës së shpërndarjes së vaksinave të AstraZenecës me Bashkimin Evropian. BBC shkruan se kontrata mes BE -së dhe AstraZenecës është nënshkruar në gusht dhe përmban urdhra të detyrueshme.

Ka urdhra dhe kontrata është e qartë. AstraZeneca gjithashtu na ka siguruar në mënyrë të qartë se në këtë kontratë asnjë detyrim tjetër nuk do të parandalonte përmbushjen e saj,” shtoi ajo.

Vaksina e AstraZenecës ende nuk është miratuar në EMA, ndërkohë që në kontratën e nënshkruar në gusht thuhet se BE do të marrë 300 milion vaksina fillimisht ndërsa më vonë mund të marrin edhe 100 milion vaksina të tjera. Por sipas njoftimeve BE do të marrë vetëm 1 të katërtën e 100 milion vaksiave deri në Mars.

Vetë kreu i AstraZenecës, Pascal Soriot ka thënë se ata kanë probleme në  prodhimin e vaksinave në fabrikat e saj në Hollandë dhe Belgjikë.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota kontarata mes be-se dhe astrazeneces ursula von der leyen kontarata mes be-se dhe astrazeneces ursula von der leyen

Sondazh

Poll