Bota

PAMJE E PLOTA/ Kërcet breshëria e plumbave në takimin e PDK-së, burrat ia shtrojnë këngës patriotike për Hashim Thaçin:

29 Janar 2021, 10:20 Nga DOSJA
PAMJE E PLOTA/ Kërcet breshëria e plumbave në takimin e

KOSOVË– Breshëri armësh, këngë patriotike dhe mungesë distance! Këto gjëra tregojnë pamjet e publikuara nga Koha nga një takim i Partisë Demokratike të Kosovës të organizuar një ditë më parë në Suharekë.

Vetë kryetari i PDK-së, Sami Lushtaku ka publikuar foto nga ky takim ku nuk janë respektuar mast anti-Covid, duke u mbledhur mbi 20 burra në një dhomë.

“Ashtu si dikur në UÇK, këta bashkëluftëtarë janë rreshtuar krah PDK-së si produkt i drejtpërdrejtë i UÇK-së. Më 14 shkurt, me flamurin e UÇK-së, kështu të bashkuar, do të dalim për të votuar e për të festuar fitoren e pasardhëses politike të UÇK-së!”- shkruan Lushtaku në Facebook.

Për më tepër në sfond, teksa simpatizantët e anëtarët e partisë këndojnë, dëgjohen edhe krisma armësh. “Hashim Thaçi, si ty s’ka bo mo nana,”- dëgjohet të thuhet ndër të tjera në këngë.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni kercet arma ne takimin e pdk-se kosove sami lushataku kercet arma ne takimin e pdk-se kosove sami lushataku

Sondazh

Poll