Bota

Zjarr në një spital Covidi në Rumani, 4 persona humbin jetën  

29 Janar 2021, 09:49 Nga DOSJA
Zjarr në një spital Covidi në Rumani, 4 persona humbin

RUMANI- Një zjarr ka shpërthyer diten e sotme në një spital Covidi në Rumani. CNN shkruan se zjarri shpërtheu në spitalin Matei Bals duke lënë 4 persona të vdekur. Zjarri në Rumani ka goditur 4 pavione kryesore të spitalit dhe ka lënë shumë të lënduar.

Kryeinspektori i çështjeve të urgjencës, Orlando Schiopu njoftoi se zjarri nisi rreth orës 05:00 të mëngjesit. Nga ndërtesa ku ra zjarri janë evakuuar 102 persona dhe janë transferuar në një spital tjetër. Arsyet që ka rënë zjarri ende nuk dihen dhe ndërkohë që është hapur një hetim për të zbardhur ngjarjen.

Ky është incidenti i dytë që ndodh në këtë spital, pasi më parë në muajitn nëntor ndodhi po e njëjta tragjedi ku humbën jetën 10 persona.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota matei bals orlando schiopu zjarr ne rumani matei bals orlando schiopu zjarr ne rumani

Sondazh

Poll