Aktualitet

U kërkua përjashtimi i gjyqtares! Shtyhet seanca ndaj ish-Kryeprokurorit Llalla, procesi nuk vazhdon pa përgigjen e Gjykatës

29 Janar 2021, 10:52 Nga DOSJA
U kërkua përjashtimi i gjyqtares! Shtyhet seanca ndaj

TIRANË– Shtyhet seanca ndaj ish-Kryeprokurorit Llalla. Shkak i shtyerjes së seancës është bërë kërkesa e mbrojtjes për përjashtimin e gjyqtares Daniela Shirka.

Sipas avokatit, çështja është dërguar në gjykatën e lartë dhe nuk mund të vazhdojë procesi derisa të shprehet gjykata e lartë nëse do e pranojë apo jo kërkesën e Llallës për rekurs. Gjatës sencës së sotme ishin të pranishëm edhe përfaqësues të ambasadës amerikane. Seanca e rradhës u vendos të zhvillohet më datë 3 shkurt ora 14:00.

Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla u largua nga detyra në 8 dhjetor 2017 pasi i skadoi mandati dhe në vend të tij u zgjodh vetëm me votat e socialistëve, kryeprokurorja Arta Marku. Llalla i shpëtoi procesit të Vettingut, pasi paraqiti dorëheqjen nga sistemi para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. KPK-ja pranoi kërkesën e Llallës duke e nxjerrë nga sistemi dhe duke mos kaluar në Vetting. Komisioneri Publik ankimoi pranë Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, vendimin e KPK-së.

Po kështu, Adriatik Llalla është një prej tre ish-zyrtarëve të lartë shqiptarë, për të cilin sekretari amerikan i shtetit, Mike Pompeo, më 14 shkurt të 2018, komunikoi vendimin se ai nuk do të shkelë kurrë në tokën amerikane. Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla nuk është pajtuar me këtë vendim të SHBA-së.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet adriatik llalla adriatik llalla

Sondazh

Poll