Aktualitet

Abuzimi seksual me 16-vjeçaren në Vorë/ Policia shoqëron në polici një 25-vjeçare, nëna e të miturës zbulon: Nuk ësht

29 Janar 2021, 08:25 Nga DOSJA
Abuzimi seksual me 16-vjeçaren në Vorë/ Policia shoqëron

TIRANË– Ngjarja e rëndë e cila u raportua në media ditën e djeshme, ku një 25-vjeçare me banim në Vorë kishte abuzuar seksualisht me një 16-vjeçare është nën hetim nga policia e Tiranës. Dosja.al mëson se mbrëmjen e djeshme efektivët kanë bërë të mundur kapjen e një 25-vjeçareje e cila u dyshua se ishte autorja e abuzimit me të miturën. Mirëpo në momentin kur policia e ka shoqëruar në komisariat, kanë bërë të mundur ballafaqimin e vajzës me nënën e viktimës së abuzimit seksual.

Nëna e 16-vjeçares është shprehur se vajza e ndaluar nuk është autorja që ka kryer abuzimin. Pas ballafaqimit, ajo është lënë e lirë duke u regjistruar si person i dyshuar për abuzimin me të miturën. Mësohet se gjatë ballafaqimit të denoncuarës i janë kërkuar edhe emra të përgjegjësve.

Duke qënë se e ndaluara mohoi akuzat, policia po vijon të hetojë ngjarjen e plotë për të vënë pas hekurave autoren e vërtetë të aktit.

Ngjarja e rëndë u bë publike ditën e djeshme në media. Ishte vëtë 16-vjeçarja ajo e cila bëri denoncimin në polici pasi i rrëfeu familjes se çfarë 25-vjeçarja e kishte detyruar të bënte. E mitura gjatë dëshmisë së saj ka treguar se 25-vjeçarja e kishte abuzuar seksualisht, dhunuar madje dhe detyruar që ta dhunonte veten.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet 25-vjeçarja abuzon me 16-vjeçaren ngjarja ne vore 25-vjeçarja abuzon me 16-vjeçaren ngjarja ne vore

Sondazh

Poll