Aktualitet

Gjyqi për dosjen 184, dëshmitari: Na kanë hequr asistencën se jemi me PD-në, po e shtyjnë që të mbyllet fare

29 Janar 2021, 10:37 Nga DOSJA
Gjyqi për dosjen 184, dëshmitari: Na kanë hequr asistencën

DIBËR– Një nga personat e thirrur si dëshmitarë në seancën e dytë gjyqësore që po mbahet për dosjen 184, është shprehur se procesi do të shtyhet.

Në një prononcim për Dosja.al, dëshmitari tha se atyre u është hequr edhe asistenca, pasi janë votues të Partisë Demokratike. Dëshmitari shtoi se janë thirrur disa herë, por që nuk janë lënë asnjëherë të flasin.

“Shtyrja e gjyqit bëhet për të kaluar afatet e çështjes, që të mbyllet fare dosja. Është hera e dytë që shtyhet. Na kanë thirrur dhe nuk na kanë pyetur dhe as nuk na kanë lënë për të folur. Djalit tim i kanë hequr asistencën se pse jemi demokratë. Janë thirrur vetëm demokratët. Këta janë specialistë, jo socialistë,”- tha dëshmitari.

Sot zhvillohet seanca e dytë gjyqsore për dosjen 184. Pas një ping-pongu të gjatë prej tre vitesh mes institucioneve të drejtësisë, pritet që sot kjo dosje të marrë rrugë. trupi gjykues do të japë vendimin për katër të pandehurit, ose do ta kthejë sërish në Prokurori për hetime të mëtejshme.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet dosja 184 ne diber seanca e dyte per dosjen 184 dosja 184 ne diber seanca e dyte per dosjen 184

Sondazh

Poll