Aktualitet

Ishte në gjendje të dehur! Humbi kontrollin e ‘BMW’, mori para 4 makina të tjera në Berat, arrestohet 37-vjeçari që u

29 Janar 2021, 09:05 Nga DOSJA
Ishte në gjendje të dehur! Humbi kontrollin e ‘BMW’, mori

BERAT- Drejtuesi i mjetit i cili shkaktoi aksidentin e rëndë që ndodhi mbrëmjen e djeshme në qytetin e Beratit është vënë ditën e sotme në pranga. Drejtuesi i mjetit BMW, i identifikuar si Ervis Domaxeti u largua nga vendi i ngjarjes pas aksidentit, duke lënë pasagjerin që kishte me vete të plagosur në vendin ngjarjes. Pas testit të alkoolit rezultoi se drejtuesi i mjetit, ishte në gjendje të dehur, në masën 0.78 mg/litër.

Njoftimi i policisë:
Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. D., 37 vjeç, banues në lagjen “Kushtrim” Berat, i cili duke drejtuar mjetin tip “BMW”, pasi ka humbur kontrollin ka goditur 4 mjete që ishin të parkuara dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.Si pasojë është dëmtuar pasagjeri që ishte në mjetin e tij, shtetasin I. Th., 39 vjeç, banues në lagjen “30 Vjetori”, Berat, i cili është dërguar për të marrë ndihmën mjekësore në Spitalin e Traumës Tiranë.Pas testit të alkoolit rezultoi se drejtuesi i mjetit, shtetasi E. D. ishte në gjendje të dehur, në masën 0.78 mg/litër. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për veprime të mëtejshme.

Në pranga gjithashtu ka rënë dhe një 29-vjeçar i cili kundërshtoi policinë duke ushtruar dhunë ndaj tyre.

NJOFTIMI:

Berat. Kundërshtoi punonjësit e Policisë dhe ushtroi dhunë ndaj tyre, arrestohet 29-vjeçari. Nga specialistët e Seksionit për Krimet u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. D., 29 vjeç, banues në fshatin Lapardha, Berat. Arrestimi i tij u bë pasi në ambientet e jashtme të spitalit rajonal Berat, gjatë shoqërimit për në ambientet e Komisariatit të Policisë Berat, ka kundërshtuar punonjësit e Policisë të Njësisë Operacionale të Rendit Publik dhe ka ushtruar dhunë fizike ndaj tyre.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ervis domaxeti policia e shtetit ervis domaxeti policia e shtetit

Sondazh

Poll