Aktualitet

Gjykimi i dytë për dosjen 184/ Shtyhet seanca për katër të pandehurit, kryebashkiaku Imeraj nuk shkon në sallën e gjyqit,

29 Janar 2021, 10:07 Nga DOSJA
Gjykimi i dytë për dosjen 184/ Shtyhet seanca për katër

DIBËR– Seanca e dytë për Dosjen 184 që përmban përgjime mes zyrtarëve dhe politikanëve në lidhje me shit-blerjen e votave gjatë procesit të zgjedhjeve në vitin  2017, është shtyrë. Pas një ping-pongu të gjatë prej tre vitesh mes institucioneve të drejtësisë, sërish kjo seancë nuk ka marrë zgjidhje.

Të pandehur për këtë dosje janë marrë: Robert Aga, ish-shef i komisariatit, Drini Gjeci ish-drejtor i arsimit, kryebashkiaku Dionis Imeraj, Nuri Meda e Hasan Hoti. Vetë Aga është i pranishëm në sallën e gjyqit bashkë me Gjeçin, Medën e Hotin, ndërsa kryebashkiaku Imeraj mungon.

Nga ana tjetër, Prokuroria e Dibrës ka kërkuar pushim të hetimit për kryebashkiakun aktual të Dibrës, Dionis Imeraj, Imer Lalën, Arben Keshin, Bekim Krashin dhe Afrim Miklin. Sipas Prokurorisë akuza për shitblerjen e votës për këta persona, ka kaluar afatet e parashkrimit. Avokati Indrit Sefa në cilësinë e përfaqësuesit të Partisë Demokratike  tha se dosja duhet të trasnsferohet në SPAK për shkak se të pandehurit kanë vepruar si grup i strukturuar kriminal.

Të pandehurit dhe akuzat që rëndojnë mbi ta:

-Robert Aga ish-shef komisariati në Dibër, akuzuar për shpërdorim detyre.

-Drini Gjeci ish-drejtor i Arsimit, akuzuar për shpërdorim detyre dhe kanosje të zgjedhësve.

-Nuri Meda zyrtar në njësinë administrative Tomin akuzuar për “shpërdorim detyre”

-Hasan Hoti Njësia administrative Lure akuzuar për kanosje të zgjedhësve.

Një nga dëshmitarët e thirrur në seancë ka deklaruar për mediat se seanca gjyqësore për këtë dosje do të shtyhet, në mënyrë që të mbyllet fare. Seanca e parë gjyqësore për dosjen 184 u  shty pasi në sallë nuk ishin të pranishëm të gjitha palët e kërkuara nga trupi gjykues.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet dosja 184 dosja 184 ne diber seanca e dyte per dosjen 184 dosja 184 dosja 184 ne diber seanca e dyte per dosjen 184

Sondazh

Poll