Aktualitet

Mes lotësh, e moshuara rrëfen momentin e dhunës nga grabitja në Lushnje: Më tha jam e sëmurë, i thashë ujë… më hodhi

29 Janar 2021, 10:00 Nga DOSJA
Mes lotësh, e moshuara rrëfen momentin e dhunës nga grabitja

LUSHNJE– Dy të rinj grabitën ditën e sotme të moshuarën, Lume Zela në qytetin e Lushnjes. Çifti i të dashuruarve i hodhën të moshuarës spraj lotësjellës, e dhunuan derisa bënë të gjithë kontrollin e banesës duke u larguar më pas pa marrë asgjë. E moshuara ka treguar se jeton e vetme në banesën e saj në Lushnje, gjë të cilën e kanë shfrytëzuar edhe hajdutët.


E moshuara rrëfeu mes lotësh për Dosja.al momentin kur vajza iu afrua duke u shtirur sikur ishte sëmurë e duke kërkuar një gotë ujë. Më pas ajo tregon se brenda banesës ka mundur të flasë me vajzën mirëpo ajo e kishte kërcënuar se do e vriste.

Më tha jam sëmurë. Jemi njerëz mbi të gjitha, goc e re nuk e dija se kishte qëllim të keq. Mora gotën me ujë, e lash dernë hapur e më erdhën brenda. Më tha jam me kriza, zemra, i thash ujin. Nxorri nga xhepi sprajtin, më dhembin sytë sa ska më. Më kapi në fyt, më tërhoqi zvarrë. Vajti lart. I dëgjova zhurmat. I thashë ca kërkon, më tha do të vras do të ther. I thash ca të kam bërë, dhimbjet e syve nuk i duroja dot, me plasnin sytë nga sprajti. Ka bërë dy herë rrugën lart, i thash pse del jastë, është punë për mua më tha. E ka thirrur dikush që ka ikur. Jetoj e vetme vetëm me mbesën, është vit i dytë edhe ajo u shtang kur erdhi gjeti gjithë atë rrëmujë, ‘ça ka ndodhur’ . Kam një goc, të ëmën e mbesës, djali punon në Tiranë, rri me qira, vajzën tjetër e kam në Kosovë, jetoj vetëm me mbesën. Na treguan ato aty që kjo është. Nuk është në lagjen time është dorë e zezë. Më ra ta fikët, kam thyer xhamin e dritares. Kur u përmenda dola.  ”, tha e moshuara.

Njëri nga fqinjët e ka parë 16-vjeçaren që i ka shkuae në shtëpi, por ka menduar se ishte vajza e saj.

E pashë te dera, mendova se ishte goca, ika u largova. Kur tak-tak derës, thashë se ishte goca dhe i ishte prishur brava, se unë s’e lija të hynte se unë këtu rri gjithë ditën. Dhe pastaj kur erdha me karrocën me bar, shoh policinë. Shyqyr zoti që nuk e ka gjetur gjë”, tha një fqinj.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet grabitet e moshuara ne lushnje grabitje ne lushnje lume zela grabitet e moshuara ne lushnje grabitje ne lushnje lume zela

Sondazh

Poll