Aktualitet

‘Party’ në mes të pandemisë, gjobiten me nga 10 mln lekë katër biznese në Durrës e Porto Romano, nuk pyetën për rre

29 Janar 2021, 08:24 Nga DOSJA
‘Party’ në mes të pandemisë, gjobiten me nga 10 mln

DURRËS– Katër administrator lokalesh në Durrës, janë gjobitur me nga 1 milionë lekë të vjetra. Në njoftimin e policisë së Durrësit thuhet se një prej bizneseve ka zhvilluar një event festiv, duke shkelur rregullat e karantinimi dhe masat e marra për mos përhapjen e Covid-19.

Trë bizneset e tjera, janë gjetur hapur dhe duke punuar, pas orës 22:00, orar që nis izolimi në vend.

Njoftimi i policisë Durrës. Vijojnë kontrollet nga Policia e Durrësit, për monitorimin e zbatimit të masave kufizuese, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19. Ndëshkohen me masë administrative me nga 1.000.000 lekë, 4 administratorë subjektesh që u konstatuan duke ushtruar aktivitet në kundërshtim me Aktin Normativ. Strukturat e Policisë Durrës, krahas përmbushjes së detyrave funksionale për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, kanë vijuar kontrollet në terren për të monitoruar zbatimin e masave për parandalimin e përhapjes së COVID-19. Gjatë kontrolleve, shërbimet e Policisë kanë ndëshkuar me masë administrative 1.000.000 lekë secili, shtetasit:

D., administrator i një subjekti në lagjen nr. 1, Durrës, pasi ka organizuar një event festiv në kundërshtim me protokollet e sigurisë që parashikon Akti Normativ;

K., administrator i një subjekti në lagjen nr. 1, Durrës, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë duke ushtruar aktivitetin pas orarit të përcaktuar për mbyllje, në kundërshtim me Aktin Normativ;

M., pronar i një subjekti në Porto Romano, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë duke ushtruar aktivitetin pas orarit të përcaktuar për mbyllje, në kundërshtim me Aktin Normativ.

M., pronar i një subjekti në Arapaj, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë duke ushtruar aktivitetin pas orarit të përcaktuar për mbyllje, në kundërshtim me Aktin Normativ.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës apelon për të gjithë pronarët dhe administratorët që të respektojnë me korrektësi masat masat anticovid, për të bërë të mundur shkëputjen e zinxhirit të infektimit nga virusi dhe fton qytetarët të denoncojnë në Komisariatin Dixhital, cilindo pronar subjekti që nuk i respekton këto masa kufizuese duke u kthyer burim rreziku për qytetarët.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet gjobiten kater lokale ne durres gjobiten kater lokale ne durres

Sondazh

Poll