Aktualitet

Përmbytjet në Shkodër/ Bashkia sërish thirrje për shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore, kërkojnë ndihmën e us

29 Janar 2021, 08:23 Nga DOSJA
Përmbytjet në Shkodër/ Bashkia sërish thirrje për

SHKODËR– Situata në Shkodër vijon të jetë e rënduar për shkak të përmbytjeve.

Bashkia kërkon gadishmëri nga ana strukturave të ushtrisë për evakuimin e familjeve dhe gjësë së gjallë që rrezikohen nga uji në fshatin Shirq, Nj.A Dajç, në rast të agravimit të situates. Ndër të tjera Bashkia vazhdon ripërsëritjen e shpalljes së gjendjes së fatkeqësisë natyrore, për Nj.A. Ana e Malit dhe Dajç.


‘Kërkohet që nga Drejtoria e Ujitjes dhe Kullimit Lezhë të ndërhyet për marrjen e masave për pastrimin e “përroit të kufirit” Muriqan në Nj.A Ana e Malit. Kërkohert mbeshtetje me baze ushqimore për gjënë e gjallë ( koncentrat) për NJ.A. Ana e Malit , Dajç dhe Rrethina për një sasi 500 ton.- shkruhet në njoftim.

Sipas asaj që bën me dije Bashkia e Shkodrës, nga monitorimi periodik në terren ditën e sotme, 29 janar, situata e përmbytjeve në terren vazhdon të jetë si më poshtë:

Hidrometri në Dajç në orën 08.30, shënon kuotën 6.51 m.(Kuota max 6.30 m).
Hidrometri i Liqenit të Shkodrës në orën 08.30,shënon kuotën 8.83 m.(Kuota max 8.70 m).
Hidrometri i lumit Drin në orën 08.30,shënon kuotën 7.12m. (Kuota max 7.50 m).
Lumit Kir ka prurje të shumta.
Bashkia Shkodër

Siperfaqe totale e përmbytur 2685 Ha

1. Tokë e pakultivuar 588 Ha

2. Foragjere të dyta, jonxhe 1890 Ha

3. Grurë 110 Ha

4. Bimë Dekorative 67 Ha

5. Pemtore 27 Ha

6. Sera 3 Ha

Nj.A. Ana e Malit

Rruga e Obotit është e kalueshme me vështirësi me mjete të larta. Niveli i ujit mbi rrugë arrin rreth 1.15 m.
Ujësjellësi Oblika 1,si pasojë e përmbytjeve është jasht funksionit.
UKSH Vazhdon të furnizojë me ujë të pishëm banorët e fshatit Oblikë
Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 1160 Ha, kryesisht në fshatrat Obot, Muriqan,Oblikë
Tokë e pakultivuar 220 Ha
Foragjere të dyta, jonxhe 880 Ha
Grurë 25 Ha
Pemtore 25 Ha
Bimë dekorative 7 Ha
Sera 3 Ha
Nj.A Dajç

1.Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 1200 Ha, kryesisht në zonën e quajtur “Këneta e Dajçit” (fshatratMushan,Shirq,Suka-Dajç, Darragjat, Pentar), nga të cilat:

Tokë e pakultivuar 290 Ha
Foragjere të dyta, jonxhe 775 Ha
Grurë 75 Ha
Bimë dekorative 60 Ha
2. Rruga që lidh fshatrat Shirq- Darrgjat është e bllokuar. Ka prezencë uji me mbi 1 m

3. 250 shtëpi janë të rrethuara nga uji.

4. Kemi prezencë ujit në rrugët e brëndshme të fshatrave Shirq dhe Mushan.

Nj.A.Velipojë

Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 90 Ha.Kryesisht fshatrat Baks i RI, Luarz. Ças.

Tokë e pakultivuar 30 Ha
Foragjere të dyta, jonxhe 60 Ha
Nj. A. Guri i Zi

Vazhdon gerryerja e tokës bujqësore nga lumi Drin në vendin e quajtur Mali i Vukatanit, fshati Ganjollë.

Nj.A.Bërdicë

Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 180 Ha, konkretesht në fshtrat Trush,Berdicë e Siperme, Berdice e Madhe.

Vazhdon gërryerja e tokës bujqësore nga lumi Drin në vendin e quajtur Harku i Bërdicës, fshati Bërdicë e Sipërme.

Te pakultivuara 40 Ha
Foragjere të dyta, jonxhe 130 Ha
Grurë 10 Ha
Nj.A.Rrethinat

Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 55 Ha, në fshati Zues (tokat në fushen e Oblikës)

Tokë e pakultivuar 8 Ha
Foragjere të dyta, jonxhe 45 Ha
Pemtore 2 Ha
-Kërkohet gadishmëri nga ana strukturave të ushtrisë për evakuimin e familjeve dhe gjësë së gjallë që rrezikohen nga uji në fshatin Shirq, Nj.A Dajç, në rast të agravimit të situates.

-Bashkia Shkodër në kushtet e ndodhura, në referencë të Ligjit Nr.45/2019 “Për Mbrojtjen Civile ”, kërkon shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore, për Nj.A. Ana e Malit dhe Dajç.

-Kërkohet që nga Drejtoria e Ujitjes dhe Kullimit Lezhë të ndërhyet për marrjen e masave për pastrimin e “përroit të kufirit” Muriqan në Nj.A Ana e Malit.

-Kërkohert mbeshtetje me baze ushqimore për gjënë e gjallë ( koncentrat) për NJ.A. Ana e Malit , Dajç dhe Rrethina për një sasi 500 ton.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet bashkia shkodër moti ne shqiperi 29 janar 2021 bashkia shkodër moti ne shqiperi 29 janar 2021

Sondazh

Poll

Aktualitet 29 Janar 2021, 07:06

Titujt e portaleve, 29 janar 2021

TIRANË– Dosja.al ju sjell lajmet më kryesore të ditës në portalet në vend. Dosja.al ka në faqe të parë lajm mbi ecurinë e përgjimeve të Ndargheta-s në Ital...