Aktualitet

RASTET/ Mori 17 mijë lekë të reja, kamerat e sigurisë filmojnë Kristi Çinarin teksa largohet nga farmacia, i riu që posto

27 Janar 2021, 08:46 Nga DOSJA
RASTET/ Mori 17 mijë lekë të reja, kamerat e sigurisë

TIRANË– Kristi Çinari është personi që është shpallur në kërkim për një sërë grabitjesh të ndodhura në Tiranë. Ngjarja më e fundit e regjistruar në dosjen e 21-vjeçarit që prej katër citesh shpëton nga duart e uniformave blu, është grabitja e farmacisë pranë shkollës “Sami Frashëri”, e ndodhur një natë më parë.

Dosja.al ka mësuar se një natë më parë, i maskuar dhe me armë në dorë, Çinari arriti të merrte 17 mijë lekë të reja nga xhiroja ditore. Ai u largua i qetë nga vendi i ngjarjes, por kamerat e sigurisë pikasën çdo lëvizje të tij. Në pamjet e publikuara nga Dosja.al, 21-vjeçari shihet teksa largohet i qetë pasi vodhi farmacinë një natë më parë. Çinari shihet me kapuç në kokë dhe veshur me një bluzë sportive ngjyrë gri, tesa ecën me hapa të qetë e largohet nga farmacia.

Pak ditë më parë, Kristi Çinari ka grabitur një tjetër farmaci dhe një pikë dhënie kredish të Kredo.al, ku arriti të merrte plot 3 milionë lekë të vjetra e më pas u largua me taksi. Në rrjetet sociale ai duket se poston foto me mjete luksoze sit ë llojit ‘Maserati’, armë të rrethuar nga eurot e varëse floriri dhe shqiponjën kuqezi.

Çinari në fakt është një person që nuk rezulton banor në Tiranë, ai nuk ka strehë dhe aktiviteti i tij prej vitesh ka qenë të merret me grabitjet e farmacive dhe të pikave të vogla financiare. Kristi Çinari ka jetuar për disa vite jashtë shtetit, ndërsa aktualisht ndodhet në Tiranë ku i është rikthyer aktivitetit të tij.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet kristi cinari kristi cinari

Sondazh

Poll

Aktualitet 27 Janar 2021, 07:04

Titujt kryesorë të portaleve, 27 janar 2021

TIRANË– Dosja.al ju sjell lajmet më kryesore të ditës. Dosja.al ka në faqe të parë aksidentin e ndodhur mëngjesin e sotëm në Fier, ndërsa Tema.al ka një pj...