Sport

Koha nuk premton! Tiranës i del për kandidat si trajner edhe ish-kapiteni i Partizanit, dikur ka drejtuar skuadrat e…

26 Janar 2021, 13:59 Nga DOSJA
Koha nuk premton! Tiranës i del për kandidat si trajner edhe

TIRANË– Tirana në mëshirë të fatit, ose më saktë të tekave të njerëzve jo kompetentë që kërkojnë të ndërhyjnë në zgjedhje që nuk i takojnë. Aktualisht kampionët në fuqi janë pa trajner pas largimit të Nevil Dedes.Koha nuk premton që bardheblutë të studiojnë imtësisht çdo profil trajneri, pasi jemi në javën e kampionatit dhe një ndeshje tjetër pa trajner në krye do të ishte katastrofale për Tiranën.

Mësohet se së fundmi në skenë për të marrë drejtimin e Tiranës ka dalë ish-kapiteni i Partizanit, Orges Shehi, i cili në Superiore ka drejtuar si trajner Kukësin dhe Skënderbeun.Shehi ka njohje të vjetra me drejtorin e bardhebluve, Tefik Osmani dhe ky i fundit mësohet ia ka propozuar presidentit Refik Halili.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport orges shehi tirana orges shehi tirana

Sondazh

Poll