Sport

“Tre herë nuk e kam bërë unë skuadrën,” Nevil Dede zbulon bisedën me Halilin dhe tregon momentet e fundit: Më tha që

25 Janar 2021, 18:45 Nga DOSJA
“Tre herë nuk e kam bërë unë skuadrën,”

TIRANË-Një ngjarje për rekord botëror përfshiu skuadrën e Tiranës para ndeshjes ndaj Laçit, me trajnerin Nevil Dede që pasi ka patur një takim me presidentin Refik Halili në ambientet e stadiumit Selman Stërmasi, ka debatuar me numrin një të Tiranës dhe ka marë çantën duke u larguar nga stadiumi. Shumë diskutime dhe hipoteza janë hedhur në lidhje me këtë largim, që çuditërisht habiti ambjentin sportiv.Megjithatë për të sheshuar çdo hamendësim ka folur për këtë Nevil Dede. Për “Supersport” ish-tekniku i bardhebluve sqaroi.

“Te të treja herët nuk e kam bërë unë skuadrën. Unë nuk vajta te Tirana nga rruga se isha pa punë. Drejtoja Kombëtaren e 19 vjeçarëve dhe vendosa të filloj një projekt të ri. Unë nuk i gjej dot të vërtetat. Nuk kam pasur asnjë takim dje me presidentin Halili. E vërtetat është që ne kemi punuar që pas derbit me Partizanin me skuadrën.

Na mungonte Batha, ishte një humbje e rëndësishme. Nuk është e vërtetë që kam pasur debat me Halilin. Në stadium ishim gati për ndeshjen, në momentin e fundit Halili më takoi dhe më tha që nuk ishte dakord me zgjedhjet e mia për formacionin.I thashë që është më mirë që unë të iki, atëherë, dhe ti të vazhdosh në strategjinë dhe planin që ke në mendje. Nuk kemi të njëjtat mendime. Kam dhënë dorëheqjen. Kontrata me Tiranen ishte në të bardhë, nuk do t’i marr asgjë Tiranës.”

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport nevil dede refik halili tirana nevil dede refik halili tirana

Sondazh

Poll