Sport

Zyrtare: Më në fund, Ferhan Hasani prezantohet si “dem i kuq”

26 Janar 2021, 10:06 Nga DOSJA
Zyrtare: Më në fund, Ferhan Hasani prezantohet si “dem i

TIRANE – Lëvizja nuk ishte surprizë. Ajo ishte e paralajmëruar dhe pritej vetëm zyrtarizimi. Sot, klubi i kuq i kryeqytetit ka prezantuar tetovarin Ferhan Hasani, si futbollistit më të ri të Partizanit, bashkuar me “demat” gjatë merkatos së janarit.

Ai është prezantuar para mediave sot nga Olsi Rama, drejtor i përgjithshëm i klubit të Partizanit. Ish-sulmuesi i Shkëndijës së Tetovës, që sezonin e shkuar ishte pjesë e finlandezëve të HJK, te të kuqtë e kryeqytetit do të mbajë fanellën me numër 24.

Hasani, i ashtuquajtur “Buba”, është blerja e tretë e klubit të kuq gjatë merkatos së janarit. Më herët fanellën e Partizanit e kanë veshur Valentino Murataj, i ardhur nga Bylisi, dhe ish-sulmuesi anësor po Shkëndijës së Tetovës, braziliani Stenio Junior.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport demat e kuq drejtori olsi rama ferhan hasani partizani klubi i kuqv i kryeqytetit demat e kuq drejtori olsi rama ferhan hasani partizani klubi i kuqv i kryeqytetit

Sondazh

Poll