Sport

“Mos më shani djalin”, Refik Halili revoltohet ndaj fjalëve të opinionistit: Edhe gruaja më thotë që…

25 Janar 2021, 20:36 Nga DOSJA
“Mos më shani djalin”, Refik Halili revoltohet ndaj

TIRANË– Menjëherë pas intervistës së Nevil Dedes, që zbuloi arsyet e largimit nga pankina e Tiranës, presidenti i bardhebluve, Refik Halili u përfshi në një lidhje direkte me emisionin “Gol pas Goli”, ku tregoi dhe u ankua për përgojimin e të birit, aktualisht pjesë e skuadrës kryeqytetase.Numri një i klubit u përfshi në kritika të ashpra me Astrit Hafizin, opinionist i Supersport, në lidhje me deklaratat e trajnerit për aktivizimin dhe lojën e Grentit, djalit të presidentit bardheblu.

“Njerëzit që flasin për djalin tim janë të mirë paguar nga të tjerët. Djali im është shembullor dhe nuk hiqet se është djalë i presidentit. Unë kërkoj që Grentin ta trajtoni si të gjithë. Gruaja më ka thënë se je i vetmi baba, që s’punon në favor të fëmijës. Unë nuk hyj te trajneri në lidhje me aktivizimin.

Unë nëse dua e marr djalin dhe e mbaj në krahun tim e të mos ketë nevojë të luajë futboll. Por ai e ka pasion dhe dëshiron të luajë. Por mua nuk më intereson nëse luan ai, e rëndësishme është Tirana. Kemi skuadër shumë të mirë dhe 6-7 lojtarë të ekipit kombëtar.” Përfundon Halili.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport grent halili refik halili tirana grent halili refik halili tirana

Sondazh

Poll