Sport

Ofendimet ndaj arbitrit Maresca i kushtojnë shtrenjtë Contes, trajneri i Interit dhe menaxheri i klubit gjobiten me…

26 Janar 2021, 13:22 Nga DOSJA
Ofendimet ndaj arbitrit Maresca i kushtojnë shtrenjtë Contes, trajneri

ITALI-Gjykatësi sportiv i Serie A, Gerardo Mastrandrea, ka vendosur të ndëshkojë me dy ndeshje trajnerin e Interit Antonio Conte pas frazave fyese të përdorura ndaj gjyqtarit Maresca pak minuta para fundit të duelit mes Udineses dhe Interit.

Tekniku gjithashtu u gjobit me 20 mijë euro.Conte do të ndjekë nga tribuna dy sfidat e ardhshme të Interit në kampionat, respektivisht ndaj Beneventos dhe Fiorentinës për t’u kthyer në stol në sfidën delikate ndaj Lazios. Mbetet për t’u parë nëse klubi zikaltër do të apelojë vendimin e gjykatësit sportiv.

Ky i fundit nuk është kursyer as ndaj menaxherit të klubit të Interit Lele Oriali të cilin e ka pezulluar me një ndeshje dhe 5 mijë euro gjobë.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport antonio conte inter oriali antonio conte inter oriali

Sondazh

Poll