Sport

Protestat në Moskë kundër presidentit Putin, në mes të arrestuarve është edhe Daniel Agger, ish-futbollistin e Liverpool

26 Janar 2021, 13:05 Nga DOSJA
Protestat në Moskë kundër presidentit Putin, në mes të

RUSI-Futbollistët janë njerëz të famshëm dhe për këtë nuk është për t’u habitur kur shfaqen lajme për fëmijë të quajtur “Messi” apo edhe Pirlo.Gjithashtu ndodh që të rriturit vendosin të ndryshojnë emrin e tyre për nder të lojtarit të tyre të preferuar. Ajo që ndodh më rrallë është se njerëzit në fjalë arrestohen gjatë një demonstrate dhe vetëm për shkak të identitetit lajmi bën bujë. Midis të arrestuarve nga policia ruse gjatë marshimit të opozitës kundër presidentit Putin është … Daniel Agger.

DANIEL AGGER – Jo, jo Daniel Agger i cili për vite me radhë luajti me Liverpool dhe me përfaqësuesen e Danimarkës, por një adash. Në të vërtetë, një person i cili, për ta quajtur veten saktësisht si ai, ka paraqitur një kërkesë të rregullt. Siç shpjegon AS, ishte arrestuar rusi “Daniel Agger”, i cili më përpara quhej Dmitry Kendrel. Sigurisht, edhe ai u përpoq shumë për të shkaktuar konfuzion, duke pasur parasysh që, siç shpjegojnë burimet e policisë së Moskës, protestuesi u përpoq të konsideronte veten si Daniel Agger i vërtetë, duke pretenduar të ishte ish-futbollist I Liverpool. Çështja u bë ndërkombëtare. Deri në atë pikë sa ish-mbrojtësi duhej të ndërhynte.

 “NUK JAM UNË” – ishte fjala e futbollistit në Tëitter, duke siguruar të gjithë fansat e tij: Unë jam i qetë dhe i sigurt në Spanjë ”. Një histori mjaft e veçantë, e cila tregon se sa një emër (dhe mbiemri, në këtë rast) mund të bëjë ndryshimin.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport daniel agger liverpool putin rusia daniel agger liverpool putin rusia

Sondazh

Poll