Sport

Keniani Ismael Dunga konfertohet në “japonez”, Sagan Tosu zyrtarizon blerjen

26 Janar 2021, 10:43 Nga DOSJA
Keniani Ismael Dunga konfertohet në “japonez”, Sagan Tosu

JAPONI – Ish-sulmuesi i Luftëtarit, Tiranës, dhe së fundi i Vllaznisë, keniani Ismael Dunga, i është bashkuar skuadrës Sagan Tosu. Klubi japonez e ka blerë sulmuesin nga Vllaznia për shumën e 70 mijë eurove, ndërkohë që kuqeblutë kanë mbajtur 20% të kartonit, me shpresën se do të rishitet në të ardhmen.

Kësisoj mbyllet edhe “telenovena” shkodrane e rinovimit të pasaportës nga 27-vjeari kenian. Autori i 4 golave me Vllazninë, përmes një videoje tregon për aventurën tij të re dhe bën një përshëndetje për fansat.

“Përshëndetje të gjithë, unë jam Ismael Salim Dunga. Jam shumë i lumtur të jem pjesë e familjes së Sagan Tosu. Mezi pres të bashkohem dhe të punoj me ekipin, si dhe të bëj më të mirën time. Faleminderit,”– thotë sulmuesi kenian, i cili tani do të provojë jetën japoneze.


?イスマエル・ドゥンガ選手 完全移籍加入❣️

#サガン鳥栖 のファミリーになれた事を嬉しく思います。 皆さんと一緒にチーム一丸となり、全力を出して頑張りたいと思います。よろしくお願いします”

▶️https://t.co/NqZfWYMhEq
welcome Dunga?♥️ pic.twitter.com/jzxmRcanPw

— サガン鳥栖公式 (@saganofficial17) January 25, 2021


B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport ish-sulmuesi i tiranes dhe luftetarit ish-sulmuesi i vllaznise ismael dunga ish-sulmuesi i tiranes dhe luftetarit ish-sulmuesi i vllaznise ismael dunga

Sondazh

Poll