Sport

Trajneri rrëfen “filozofinë” e punës së tij, Pioli: “Nuk kam fjetur pas Atalantës”

25 Janar 2021, 18:27 Nga DOSJA
Trajneri rrëfen “filozofinë” e punës së tij,

ITALI – Stefano Pioli, trajneri i Milanit, ka folur për mikrofonat e Milan TV për fazën e parë të kuqezinjve dhe për atë që skuadra e tij duhet të bëjë për të qëndruar në krye:

“Kemi grumbulluar 43 pikë në 19 javët e zhvilluara, ndërkohë që kemi edhe 41 pikët e fazës së dytë në sezonin e kaluar, që është ende pjesë e rrugës sonë. Mbetemi një ekip solid dhe konkurrues, por e di, që do të konkurrojmë me formacione të tjera shumë të forta dhe shumë të vlefshme.

Ne e patëm një provë këtë të shtunë. Nëse ne nuk do të mundim të mbajmë nivele të larta, atëherë rrezikojmë t’u nënshtroheni kundërshtarëve. Qëllimi ynë tani është të bëjmë një përpjekje edhe më të madhe, që të përpiqemi të ruajmë të njëjtin rezultat edhe në vazhdimin e kampionatit. Pas Atalantës, nuk kam fjetur sepse pashë përsëri ndeshjen, pasi besoj se komunikimi me ekipin ditën tjetër është shumë i rëndësishëm në punën time.

Unë flejë pak pas ndeshjeve, si pas atyre që fitoj, ashtu edhe pas atyre që humbas, sepse mendoj se duhet t’i thuash gjërat e duhura ekipit. Kemi pak kohë dhe luajmë shumë, kështu që komunikimi duhet të jetë i menjëhershëm. Unë bëra vlerësimet e mia dhe një ditë më pas bisedova me ekipin,”- ka shprehur ndër të tjera “filozofinë” e punës së tij trajneri i kuqezinjve Stefano Pioli.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport nuk kam fjetur pas atalantes skuadra kuqezi stefano pioli trajneri i milanit nuk kam fjetur pas atalantes skuadra kuqezi stefano pioli trajneri i milanit

Sondazh

Poll