Sport

VIDEO/ Partizani e Teuta nuk i bëjnë keq njëri-tjetrit, nga ky rezultat përfiton përfiton Vllaznia

25 Janar 2021, 18:12 Nga DOSJA
VIDEO/ Partizani e Teuta nuk i bëjnë keq njëri-tjetrit, nga ky

DURRËS-Ka përfunduar në barazim 1-1 takimi për javën e 16-të të Superiores mes Teutës dhe Partizanit. Një rezultat që nuk e donte askush, e nga kjo ndalesë e dy skuadrave buzëqesh Vllaznia që vazhdon të ruajë diferencën prej 9 pikësh ndaj dy ekipeve. Partizani zhbllokoi shifrat duke marë avantazhin me Jasir Asanin pas vetëm 8 minutash lojë.

Pas disa përpjekjesh durrsakët e gjetën golin me Blerim Krasniqin që goditi saktë pas një harkimi nga këndi. Në minutën e 80-të Partizani mbeti me 10 lojtarë pas daljes me karton të kuq të Valentino Muratajt, por me një lojtar më pak Partizani iu afrua në dy raste golit në minutat e fundit të ndeshjes fillimisht me Bitrin që humbi një shans të shkëlqyer me kokë dhe më pas me Eraldo Çinarin, goditja e të cilit fluturimthi u ndal nga një mbrojtës kundërshtar.

1-1 në një sfidë mes dy rivalësh të drejtpërdrejtë me Teutën e Partizanin që do të vazhdojnë ndjekjen ndaj Vllaznisë duke filluar që nga duelet e javës së ardhshme.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport partizani teuta partizani teuta

Sondazh

Poll