Sport

Ish-trajneri i Brazilit dhe Portugalisë, Skolari largohet nga modestët e Kruzeiros

25 Janar 2021, 15:35 Nga DOSJA

BRAZIL – Luis Felipe Skolari, ish-trajneri i Brazilit dhe Portugalisë, largohet nga Kruzeiro në marrëveshje të përbashkët, pas një qëndrimi të shkurtër tre-mujor në krye të klubit të Serie B.

Skolari, i cili gjithashtu ka qenë edhe trajner i Çelsit, Gremios dhe Palmeiras, ishte emëruar në krye të kësaj skuadre që në tetorin e kaluar, kur ishte i 19-ti në renditje në kampionat (nga 20), me vetëm 12 pikë në 15 ndeshje.

“Duke punuar me klubin në kohën më të vështirë në historinë e tyre, Skolari dhe ekipi i tij kanë përmbushur misionin e rëndësishëm të kthimit,”- është shprehur Kruzeiro në një deklaratë për shtyp. Kruzeiro është i sigurt nga rënia prej kategorisë. Ardhja e tij me një kontratë dy-vjeçare ka përmirësuar situatën e gjigandëve të Belo Horizontes.

Ata aktualisht zënë vendin e 12-të në Serie B, të sigurt nga rënia, por pa asnjë shans të promovohen në nivelin më të lartë. Rekordi i tij në 21 ndeshje në krye të Kruzeiros është 9 fitore, 8 barazime dhe 4 humbje. Skolari është i njohur më së miri për drejtimin e Brazilit në Kupën e Botës më 2002.

B.T (Dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport brazili felipe skolari luis felipe skolari brazili felipe skolari luis felipe skolari

Sondazh

Poll