Sport

“Dede do ta thotë të vërtetën”, Refik Halili flet për largimin “agresiv” të trajnerit: Kjo situatë ka kaq kohë k

25 Janar 2021, 15:38 Nga DOSJA
“Dede do ta thotë të vërtetën”, Refik Halili

TIRANË-“Nevili do ta shpjegojë. Ai do ta thotë të vërtetën. Na kanë kushtëzuar rezultatet.” Fjalë që ngjajnë me një dorëzim, të paktën në këtë sezon, ato të artikuluara nga presidenti i Tiranës Refik Halili, që nuk e fsheh dot zhgënjimin për humbjen në ndeshjen ndaj Laçit. Numri një i bardhebluve megjithatë kthehet ti japë zemër të tijve në një kampionat që po parashikohet i vështirë për bardheblutë.

“Ikja e trajnerit është humbje. Kam lënë atë të flasë. Keni kolegun tuaj dhe gazetarët e tjerë. Nevili do ta shpjegojë. Ai do ta thotë të vërtetën. Na kanë kushtëzuar rezultatet. Forcën e gjej te djemtë tanë. Në ditët e vazhdim do të punojmë për të bërë ndryshimin. Kemi patur lojtarë të dëmtuar dhe do të jenë gradualisht në fushë. Ndoshta nuk ishte fati me Deden. Kjo situatë ka kaq kohë kështu.”

Presidenti i klubit foli gjithashtu edhe në lidhje se kush pritet të jetë trajneri i ardhshëm i bardhebluve. Emri që po përflitet është ai i Alban Bushit, ish-trajner i Kombëtares U-21.

“Alban Bushi trajner i ardhshëm? Për këtë më bëhet qejfi që ju i paskeni gjetur zgjidhjet. Nuk do vendos trajner që ka qenë opinionist. Bulku Tiranën aty e ka, mund të bëjë çfarë të dojë, por tani është në kombëtare. Të jeni të bindur që do bëjmë kthesën”, përfundoi Halili.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport alban bushi refik halili tirana alban bushi refik halili tirana

Sondazh

Poll