Sport

“Buba” nuk i ndahet të kuqve, pritet vetëm zyrtarizimi i tij me Partizanin

25 Janar 2021, 17:01 Nga DOSJA
“Buba” nuk i ndahet të kuqve, pritet vetëm zyrtarizimi i

DURRES – Ish-sulmuesi i Shkëndijës së Tetovës, Ferhan Hasani, me gjasa është lojtari më i ri i të kuqve të Partizanit. 30-vjeçari, i njohur në vendin fqinj, i cili sezonin e kaluar luajti me finlandezët e HJK-së, prej kohësh është përfolur se do të stacionohet në futbollin shqiptar.

Fillimisht interes për të tregoi Tirana, por kërkesat financiare të tetovarit ishin të papërballueshme për buxhetin e kampionëve të fuqi. Ditët e fundit, Hasani, i mbiquajtur “Buba” është parë në mjediset e kampit të kuq të Partizanit.

Ai ka ndjekur në “Elbasan Arena” derbin e kryeqytetit, që u fitua 1-0 nga “demat”, është pare në një takim me drejtorin e Partizanit, Olsi Rama, ndërkohë që sot është fiksuar në stadiumin “Niko Dovana”, duke ndjekur ndeshjen Teuta-Partizani.

Trajneri Ilir Daja, ka pranuar se kanë nisur bisedimet me Ferhan Hasanin për të veshur fanellën e Partizanit për pjesën e mbetur të kampionatit. Ngjarjet, me gjasa, tregojnë se sulmuesi 30-vjeçar Hasani, do të jetë pjesë e klubit të kuq. Mbetet vetëm zyrtarizimi i kësaj marrëveshjeje…

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport buba ferhan hasani klubi i kuq i kryeqytetit partizani sulmuesi i shkendijes se tetoves buba ferhan hasani klubi i kuq i kryeqytetit partizani sulmuesi i shkendijes se tetoves

Sondazh

Poll