Sport

“Bad boy” për të ndihmuar Fiorentinën, mbërrin rusi Aleksandër Kokorin

25 Janar 2021, 17:35 Nga DOSJA

ITALI – I ashtuquajturi “bad boy” për bëmat e tij në Rusi, sulmuesi Aleksandër Kokorin ka mbërritur në Itali dhe është gati të bëhet zyrtarisht pjesë i Fiorentinës. Klubi i Roco Komisos ka njoftuar ardhjen e sulmuesit rus me një seri mesazhesh sociale, duke zbuluar gjithashtu numrin e fanellës së tij: ai do të marrë numrin 91.

Po sot Kokorin do të kryejë të gjitha ekzaminime mjekësore dhe të martën ai mund të stërvitet me pjesën tjetër të ekipit. Pas këtij transaksioni rreth 4.5 milionë euro do të shkojnë në kasafortën e Spartak Moskës.

“Përshëndetje të gjithëve, jam mirë dhe jam gati për ekzaminime mjekësore, – ishin fjalët e para të Kokorin në aeroport. – Jam i lumtur që jam këtu në Itali, në Firence. Unë kam zgjedhur këtë qytet për bukurinë e tij. Sigurisht edhe gruaja dhe vajza ime kanë ndikuar në këtë zgjedhje.

Unë do të përpiqem të bëj më të mirën time dhe të shënoj sa më shumë gola për t’u përpjekur të fitoj tituj me Fiorentinën. Shokët e rinj të skuadrës? Unë tashmë e njoh Riberin, pastaj Kalejon, Vlahoviç dhe Bonaventura. Kam pare dy ndeshjet e fundit, kundër Napolit dhe Krotones. Numri im i fanellës do të jetë 91. Forca Viola!”, janë fjalët e para të fiorentinit më të ri, rusit Aleksandër Kokorin.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport fiorentina seria a skuadra vile sulmuesi aleksander kokorin sulmuesi rus fiorentina seria a skuadra vile sulmuesi aleksander kokorin sulmuesi rus

Sondazh

Poll