Sport

E FUNDIT/ Nuk do të jetë më Hallaçi trajneri i Kukësit, klubi verilindor ka firmosur me…

25 Janar 2021, 15:18 Nga DOSJA
E FUNDIT/ Nuk do të jetë më Hallaçi trajneri i

TIRANË– Këtë sezon Kukësi ka patur luhatje rezultatesh, pasi në 16 javë skuadra ka grumbulluar 23 pikë në vendin e 5-të. Zërat e fundit nuk kanë munguar edhe për largimin e Rrahman Hallaçit, trajner që pasoi Skënder Gegën në pankinë.Ndërsa fillimisht Safet Gjici, presidenti i nderit të klubit vendosi ti jepte besim Hallaçit, tani gjërat kanë ndryshuar.

Mirel Josa do të jetë trajneri i ri i Kukësit. Ky është lajmi i raportuar në Supersport. Tekniku, kampion me Tiranën dhe Skënderbeun në të shkuarën, ka arritur marrëveshjen për 18 muaj me verilindorët. Josa për herë të fundit ka drejtuar Prishtinën në Kosovë, duke iu afruar titullit kampion shumë pranë. Tani rikthehet në Superiore dhe do të ketë një mision të vështirë për ta renditur në vendet e para ekipin e Kukësit.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport hallaci kukesi mirel josa hallaci kukesi mirel josa

Sondazh

Poll

Sport 24 Janar 2021, 21:25

VIDEO / Barça me një tjetër marsh në kampionat

SPANJE – Barcelona duket se ka një tjetër ritëm tashmë në kampionat, pasi në këtë javë ka arritur të marrë fitoren e pestë radhazi jashtë fushe. Ata mundë...