Sport

VIDEO/ Pa trajner dhe pa ide, Tirana rrëzohet ndaj Laçit, vendos goli i Mazrekaj-t

25 Janar 2021, 14:59 Nga DOSJA
VIDEO/ Pa trajner dhe pa ide, Tirana rrëzohet ndaj Laçit, vendos

TIRANË-Si të mos mjaftonte largimi i trajnerit Nevil Dede pak minuta para sfidës me Laçin, Tirana merr një tjetër goditje që e nxjerr jashtë objektivit për titullin kampion. Në këtë takim, bardheblutë u drejtuan nga drejtori sportiv, Tefik Osmani.Pjesa e parë në përgjithësi foli më shumë për Tiranën por edhe Laçi pati dy mundësi të mira me Mustën dhe Deliun.

Në pjesën e dytë Tirana ndjeu lodhjen dhe i lejoi më shumë terren skuadrës së Duros. Laçi ishte më mirë psikologjikisht se bardheblutë dhe falë një Mazrekaj në superformë që gjeti atë gol fantastik në minutën e 72-të, arriti të merrte tre pikë të arta që e ngjitën në kuotën e 24 pikëve në vendin e 4-t të renditjes.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport laçi tirana laçi tirana

Sondazh

Poll

Sport 24 Janar 2021, 21:25

VIDEO / Barça me një tjetër marsh në kampionat

SPANJE – Barcelona duket se ka një tjetër ritëm tashmë në kampionat, pasi në këtë javë ka arritur të marrë fitoren e pestë radhazi jashtë fushe. Ata mundë...