Sport

Dibranët pa trajner, Klevis Dalipi dorëhiqet befasisht!

25 Janar 2021, 10:20 Nga DOSJA
Dibranët pa trajner, Klevis Dalipi dorëhiqet befasisht!

PESHKOPI – Trajneri Klevis Dalipi është larguar nga stoli i skuadrës së Korabit të Peshkopisë, e cila me 16 pikët e grumbulluara gjatë fazes së parë, renditet në vendin e tretë në grupin A të Kategorisë së Parë, së bashku me skuadrën e Burrelit.

Përmes një letre, tekniku elbasanas, pasi i ka falënderuar të gjithë në klubin e Korabit, bën me dije, se kjo lëvizje e beftë nga ana e tij, vjen pasi ai ka si synim nisjen e një sfidë të re, por nuk bën me dije detaje të tjera.

Falënderojmë Klevis Dalipin për kontributin dhe punën e bërë deri sot tek KF Korabi”, njofton klubi dibran, i cili më poshtë publikon edhe mesazhin e plotë të trajnerit elbasanas:

“Të nderuar miq, bashkëpunëtorë dhe sportdashës dibran! Për gat 1 viti kam qenë në krye të klubit futbollistik “Korabi” si trajner i ekipit dhe mendoj se besimin e dhënë e kam shpërblyer me punë dhe përkushtim maksimal në drejtimin e konsolidimin e kësaj skuadre, që premton shumë në të ardhmen.

Rezultatet e arritura në kampionat dhe Kupë, përzgjedhja e afrimi i lojtarëve të rinj me shumë potencial, janë dëshmi e një ecurie mjaft të mirë të klubit përgjatë këtij viti, edhe pse me vështirësitë e veta në ndeshje e momente të caktuara.

Sot, më duhet të ndaj me ju, largimin tim nga drejtimi i “Korabit” për një sfidë tjetër profesionale… Ka qenë një eksperiencë mjaft pozitive dhe largohem i kënaqur për çfarë kemi arritur gjatë sezonit të kaluar dhe gjatë këtij gjysmë sezoni me “Korabin”.

Jam i bindur që kjo skuadër që kemi ndërtuar: kompakte, ambicioze, me energji të reja, si dhe me suportin e nevojshëm financiar, do të shkojë aty ku e meriton. Duke shpresuar në mirëkuptimin e këtij vendimi, gjej rastin të falënderoj jashtë mase për besimin dhe mbështetjen e pakursyer si për mua si trajner, ashtu edhe për të gjithë klubin futbollistik “Korabi”, presidentin e ekipit dhe njëherazi kryetarin e Bashkisë Dibër, Dionis Imeraj., administratorin Z. Meziu.

Njëkohësisht shpreh falënderimet e mia për bashkëpunimin korrekt dhe respektin karshi meje, stafin, lojtarët, si dhe gjithë tifozerinë e zjarrtë dibrane për mbështetjen e jashtëzakonshme morale që i dhurojnë skuadrës në çdo ndeshje. Faleminderit dhe suksese më tej Korab,”- shkruhet në letrën që Klevis Dalipi i ka drejtuar klubit dibran, ku i bën me dije largimin e tij nga pankina e Korabit.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport kategoria e pare korabi i peshkopise skuadra dibrane trajneri klevis dalipi kategoria e pare korabi i peshkopise skuadra dibrane trajneri klevis dalipi

Sondazh

Poll

Sport 24 Janar 2021, 21:25

VIDEO / Barça me një tjetër marsh në kampionat

SPANJE – Barcelona duket se ka një tjetër ritëm tashmë në kampionat, pasi në këtë javë ka arritur të marrë fitoren e pestë radhazi jashtë fushe. Ata mundë...