Sport

Blutë e Çelsit të zhgënjyer nga Lampard, pritet zyrtarizimi i shkarkimit të tij

25 Janar 2021, 10:39 Nga DOSJA
Blutë e Çelsit të zhgënjyer nga Lampard, pritet

ANGLI – Vetëm 24 orë pasi ka fituar ndaj Luton Taun dhe u kualifikua për në turin 1/8 finale të “FA Cup”, drejtuesit e “bluve” të Londrës e kanë ndarë mendjen për ta shkarkuar Frenk Lampard nga pankina e Çelsit. “The Telegraph” raporton, se kjo gjë tashmë është e vendosur.

Zyrtarizimi është çështje orësh, ndërkohë që lojtarët janë njoftuar që pasdite të jenë në fushën stërvitore. Kjo ka rritur dyshimet për një vendim përfundimtar të largimit të trajnerit, i cili edhe pse është një ish-futbollist legjendë i klubit, ka zhgënjyer në performacën e tij drejtues i Çelsit.

Ish-mesfushori Lampard e ka marrë drejtimin e “bluve” të Londrës në korrik të vitit 2019, ndërkohë që këtë verë afroi në skuadër lojtarë si Havertz, Verner dhe Zijec, për të cilët edhe pse u shpenzuan shumë para, Çelsi renditet në vendin e nëntë në Premier League, me një ecuri larg pritshmërive nga drejtuesit dhe tifozët e klubit.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport blute e londres celsi frenk lampart premier league trajneri lampard blute e londres celsi frenk lampart premier league trajneri lampard

Sondazh

Poll

Sport 24 Janar 2021, 21:25

VIDEO / Barça me një tjetër marsh në kampionat

SPANJE – Barcelona duket se ka një tjetër ritëm tashmë në kampionat, pasi në këtë javë ka arritur të marrë fitoren e pestë radhazi jashtë fushe. Ata mundë...