Sport

E BUJSHME/ Nevil Dede i jep “duart” Tiranës, trajneri largohet pas debatin me Halilin. Shkak, futja e futbollistit në form

25 Janar 2021, 12:44 Nga DOSJA
E BUJSHME/ Nevil Dede i jep “duart” Tiranës, trajneri largohet

TIRANE –Largohet trajneri i bardhebluve, Nevil Dede. Dosja.al ka mësuar se Dede ka vendosur largimin pak para nisjes së sfidës Tirana-Laçi. Arsyet ende nuk dihen, por mësohet se vendimi për largimin vjen pas një takimi mes Dedes dhe presidentit të klubit, Refik Halili.

Dede shkoi për të takuar Halilin para sfidës ku do të diskutohej për formacionin. Më pas, Dede doli nga takimi dhe shkoi te dhomat e zhveshjes, nga ku doli për t’u larguar nga stadiumi. Përplasja thuhet se lidhet me futjen në ndeshje të lojtarit Enes Kuka. 

Trajneri Nevil Dede mori drejtimin e ekipit në nëntor të vitit 2020, pas shkarkimit të ish-trajnerit Emanuel Egbo. Më pak se 24 orë pas këtij lajmi zyrtarizohet trajneri i ri, Nevil Dede. Largimi vjen në javën e 16-të të kategorisë Superiore.

Kjo ishte hera e tretë që Dede mori drejtimin e Tiranës. Më herët në të shkuarën, Dede e drejtoi ekipin për 4 muaj në tetor të vitit 2010, për t’u larguar e rikthyer sërish në vitin 2013. 45-vjeçari ka drejtuar edhe disa ekipe të tjera si Laçi, Kastrioti dhe Luftëtari.

(B.T; F.G/Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport enes kuka nevil dede enes kuka nevil dede

Sondazh

Poll

Sport 24 Janar 2021, 21:25

VIDEO / Barça me një tjetër marsh në kampionat

SPANJE – Barcelona duket se ka një tjetër ritëm tashmë në kampionat, pasi në këtë javë ka arritur të marrë fitoren e pestë radhazi jashtë fushe. Ata mundë...