Sport

ZYRTARE / Vllaznia zyrtarizon përforcimin e radhës…

24 Janar 2021, 21:02 Nga DOSJA
ZYRTARE / Vllaznia zyrtarizon përforcimin e radhës…

SHKODER – Në një ditë jo të mirë rezultati sa i përket kampionatit, skuadra e Vllaznisë ka bër një tjetër prezantim të ri në merkaton e dimrit. Bëhet fjalë për një mesfushor krahu nga Togoja, që ka luajtur në kampionatin e Malit të Zi prej tri vitesh.

Elom Nya-Vexhi është një 23-vjeçar, që ka spikatur në klube si Rudar Pljevelja dhe Zeta, pikërisht në kampionatin e shtetit fqinj pak kilometra larg Shkodrës.

Futbollisti nga Togoja është gjithashtu pjesë e kombëtares së tij, ndërsa ndodhet në Shkodër që prej ditës së premte. Vexhi luan më tepër si anësor i djathtë, por përshtatet edhe në krahun e majtë.  Ai dallohet për shpejtësinë që ka, por në Malin e Zi me Zetën, në pjesën e parë të këtij sezoni ka arritur të shënojë edhe tre gola në 16 ndeshje të aktivizuara.
B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport

Sondazh

Poll

Sport 24 Janar 2021, 21:25

VIDEO / Barça me një tjetër marsh në kampionat

SPANJE – Barcelona duket se ka një tjetër ritëm tashmë në kampionat, pasi në këtë javë ka arritur të marrë fitoren e pestë radhazi jashtë fushe. Ata mundë...