Sport

Italia drejt përjashtimit nga Olimpiada e Tokios, “axurët” pa himn dhe flamur kombëtar…

25 Janar 2021, 11:18 Nga DOSJA
Italia drejt përjashtimit nga Olimpiada e Tokios, “axurët”

ZVICER – Itali po shkon drejt përjashtimit nga Lojërat Olimpike, duke filluar nga ato të Tokios që presupozohet të zhvillohen në verë të këtij viti. Ky është vendimi i CIO-s që do të zyrtarizohet të mërkurën, në orën 17:30. Nëse nuk do të dekretohet me ligj gjatë 24 orëve të fundit çështja e autonomisë së CONI-t (Komiteti Olimpik Kombëtar Italian), Italia do të mbesë jashtë familjes sportive të globit.

Sportistë si Federika Pelegrini ose Gregoria Paltrinieiri, mjafton për të përmendur dy, do të garojnë në Lojërat Olimpike vetëm si sportiestë të pavarur, pa një flamur dhe himn, ashtu siç ndodhi me Bjellorusinë e Lukashenkos apo Rusisë, të përfshirë në skandalet e dopingut. Do të ishte gjithashtu qesharake për Italinë, që CIO të ndërpriste financiamet e saj për organizimin e Lojërave Olimpike Dimërore, të përcaktuara për t’u zhvilluar në Milano-Kortina më 2026.

Me pak fjalë, një situatë shumë delicate për sportin italian, që vetëm qeveria mund ta zhbllokojë “in exstremis” sepse Komitetit Olimpik Ndërkombëtar në Lozanë, ka gjithçka gati për zyrtarimin e përjashtimit të Italisë nga Lojërat e ardhshme Olimpike. Një rast i pashembullt politik, ku duhet aprovuar vetëm dekreti për t’i dhënë autonominë Komitetit Olimpik italian, çka është gati, por që nuk është miratuar.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport cio komiteti olimpik italian komiteti olimpik nderkombater cio komiteti olimpik italian komiteti olimpik nderkombater

Sondazh

Poll

Sport 24 Janar 2021, 21:25

VIDEO / Barça me një tjetër marsh në kampionat

SPANJE – Barcelona duket se ka një tjetër ritëm tashmë në kampionat, pasi në këtë javë ka arritur të marrë fitoren e pestë radhazi jashtë fushe. Ata mundë...