Bota

Takimi Greqi-Turqi, 3 orë e 30 minuta bisedime mes palëve, zëdhënësi grek: Qëllimi është të gjejmë një pikë të për

25 Janar 2021, 07:02 Nga DOSJA
Takimi Greqi-Turqi, 3 orë e 30 minuta bisedime mes palëve,

TURQI– Dialogu Truqi-Greqi ka përfunduar për 3 orësh e 30 minutash. Lajmin e ka bërë të ditur Cnn greece, ku shkruan se delegacioni grek do të largohet nga Turqia në orën 15:00. Në takim ende nuk janë bërë të ditur se cilat ishin temat që u prekën dhe se çfarë u arrit në fund të mbledhjes.

Zëdhënësi i qeverisë greke në takim Christos Tarantilis tha se qëllimi i këtij takimi ishte që të gjejnë një pikë të përbashkët ku të mund të vazhdojnë më tej bisedimet për një zgjidhje përfundimtare. Takimi i sotëm në Stamboll ishte raundi i 61-të i takimeve që janë mbajtur për një marrëveshje finale mes dy vendeve. Në këtë takim u adresuan çështjet e detit Egje dhe mesdheun Lindor  

Më 11 Janar, Ministri i Jashtëm turk Mevlut Çavusoglu ftoi Greqinë të rinisë bisedimet, duke demonstruar se si Turqia favorizon dialogun, bashkëpunimin dhe zgjidhjen. Në 20 Janar, Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis tha se vendi i tij do të bashkohej me bisedimet me optimizëm dhe besim. Dialogu pritet gjithashtu të kontribuojë pozitivisht në marrëdhëniet e Turqisë me BE. Presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel mirëpriti zhvillimin, sipas një deklarate pas takimit të tij me Cavusoglu në Bruksel më 22 Janar.

Anëtarët e Këshillit të BE do të diskutojnë marrëdhëniet me Turqinë përsëri në Mars. Bisedimet eksploruese midis Turqisë dhe Greqisë, të destinuara për të gjetur zgjidhje të drejta për çështjet në Egje, filluan në 2002. Pas raundit të 60-të të bisedimeve në Mars të vitit 2016, Athina pezulloi takimet.

(I.A;f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota marredheniet turqi-greqi turqi-greqi ne stamboll marredheniet turqi-greqi turqi-greqi ne stamboll

Sondazh

Poll

Bota 25 Janar 2021, 11:35

BRUKSEL- Komisioneri i Bashkimit Evropian për Zgjerim dhe Fqinjësi, Oliver Varhelyi ka deklaruar se BE është duke i qendruar pranë partnerve të saj në Ballkanin...