Aktualitet

Lëpusha e bllokuar nga dëbora dhe pa energji elektrike, banorët kërkojnë ndihmën e autoriteteve

25 Janar 2021, 14:07 Nga DOSJA
Lëpusha e bllokuar nga dëbora dhe pa energji elektrike, banorët

MALËSI E MADHEPrej disa ditësh tashmë, vendi ynë është pushtuar nga reshje të dendura shiu dhe dëbore në zonat malore. Zona e Lëpushës, në Malësi të Madhe është pa drita dhe e izoluar.

Banorët e kësaj zone kërkojnë ndërhyrjen e qeverisë dhe të Bashkisë së Malësisë së Madhe për zgjidhjen e kësaj çështje.Ata thonë se faturat e energjisë elektrike i paguajnë rregullisht por sistemi i shpërndarjes është i dobët.

Në pjesën më të madhe të stinës së vjeshtës dhe dimrit ata e kalojnë në errësirë. Dhe në këto ditë të ftohta dimri përveç mungesës së energjisë ata janë të bllokuar dhe nga dëbora.

(d.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet moti i keq ne shqiperi moti i keq ne shqiperi

Sondazh

Poll