IGJEUM paralajmëron: Pritet përkeqësim i situatës, reshje dhe shtrëngata, lumenjtë do kenë prurje të larta
25 Janar 2021, 12:28Nga DOSJA
TIRANË– IGJEUM bën të ditur se gjatë ditës së sotme dhe nesër, priten reshje intensive shiu pothuajse në të gjithë territorin e vendit.
Sipas llogaritjeve të IGJEUM, sot dhe nesër, si pasojë e reshjeve intensive, pritet rritje e prurjeve dhe niveleve në Lumenjtë Drin-Buna, Liqenin e Shkodrës dhe Lumin Vjosa. Në pjesët e sipërme të këtyre baseneve lumorë, mund të ketë vërshime të shpejta të lumenjve më të vegjël. Lumenjtë e tjerë në gjithë territorin pritet të kenë prurje të larta. Reshjet intensive do të shoqërohen edhe me rrëshqitje të dherave në disa pjesë të territorit.
PARASHIKIMI NGA IGJEUM:
Sot pasdite (e hënë, dt. 25) dhe nesër (e martë, dt. 26) priten reshje intensive në qarqet Shkodër Kukës, Dibër, Lezhë, Tiranë, Elbasan dhe Gjirokastër por lokalisht shumë intensive në qarqet Shkodër, Kukës, Dibër, Tiranë dhe Elbasan. Ndërsa në pjesën tjetër të qarqeve priten reshje mesatare por lokalisht intensive në qarqet Durrës, Korçë dhe Vlorë. Reshjet pritet të jenë të shoqëruara dhe me shtrëngata (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).
Në veri, verilindje dhe juglindje të vendit, sot dhe nesër, reshjet priten të jenë edhe në formë dëbore në lartësitë më të mëdha se 300m mbi nivelin e detit.
TEMPERATURAT
Nesër (e martë, dt. 26) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 7 / 10 °C
në vendet e ulëta: 6 / 9 °C
në vendet malore: 0 / 2 °C
ERA
Sot pasdite (e hënë, dt. 25) dhe nesër (e martë, dt. 26) era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare.
(a.b)/dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Dy persona kanë rënë në prangat e policisë së Tiranës pasi janë shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale.Personi Sh. Xh., 29 vjeç, i ...
TIRANË- Gazetari investigativ Artan Hoxha, teksa po komentonte dosjen e përgjimeve të Ndraghetës, ka zbuluar një tjetër rast, që tregon sipas tij, lidhjet ...
TEPELENË- Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në aksin rrugor Memaliaj-Tepelenë. Policia ka bërë të ditur se nga aksidenti një person është plagosur rënd...
VLORË– Gomonia që dyshohet se ka qënë ajo që përdorej për trafikimin e 50 emigrantëve në Vlorë është gjetur ditën e sotme. Kanë qenë autoritetet bregdetare...
TIRANË– Rruga në fshatin Ibë të Tiranës ka pësuar dëmtime si pasojë e shirave të dendur. Dheu ka rrëshqitur dhe rruga është dëmtuar duke rrezikuar dhe bane...
Aktualitet25 Janar 2021, 11:01
DURRËS– Jetmir (Edmond Bregu) alias Ilir Kuçi ishte denoncuar shumë herë nga banorët e qytetit të Durrësit për kanosje. Dosja.al ka mësuar se ...
TIRANË– Autoriteti Rrugor Shqiptar ka dhënë informacion në lidhje me situatën e rrugëve pas përmbytjeve në vend. Autoriteti Rrugor Shqiptar në një njoftim...