Dhuna në familje nuk nisi për Sinan Hoxhën! Gruaja rrëfen dramat e kaluara: Po shihte Për’puthen, më tha do shikoj femra
25 Janar 2021, 12:51Nga DOSJA
TIRANË– Në media qarkulloi lajmi se një çift ka hasur probleme mes tyre për shkak të dy personazheve të njohur: Sinan Hoxhës dhe Ana 2 e emisionit ‘Përputhen’. Mirëpo duket se dhuna në çift nuk ka nisur për këto dy personazhe. Liljana Bakallu rrëfen për ‘Shqipëria Live’ se dy të famshmit ishin pretekst pasi bashkëshorti e dhunon vazhdimisht.
Liljana Bakalli rrëfeu për emisionin “Shqipëria live” se Saimiri, bashkëshorti i saj shpesh ka qenë i dhunshëm me të: “Gjithmonë ka qenë xheloz. Mund të bëhet xheloz për këdo. Më pëlqente muzika popullore dhe prandaj e doja televizionin te ai. Nuk i thashë se më pëlqen Sinan Hoxha. Por Saimiri e mori këtë sikur unë pëlqeja Sinanin”.
Madje, Liljana pas debatit ka tentuar të vrasë veten: “Saimiri gjithmonë më ka ofenduar. Mora thikën të vrisja veten por nuk më lejuan, as Saimiri, as familjarët”.
Rrëfen se Saimiri u përpoq “t’ia kthente me të njëjtën monedhë”: “Po shihte Për’puthen dhe me tha unë jam i ri dhe mund të shoh prapë femra”.
Por dhuna në familje ka nisur që herët. “Edhe në 2011 kur kam lindur djalin e madh jam dhunuar. Kam bërë edhe denoncime të tjera. Në 2020, në shkurt ose mars kam bërë denoncim dhunë në familje. Por mendova për dy fëmijët dhe shkova thashë kam bërë denoncim të rremë. Edhe ndaj djalit të madh, Saimiri ka ushtruar dhunë. Kam pasur dëmtime fizike, duart, gishtat e thyer”
Liljana është 25 vjeçe dhe ka 10 vite e martuar me Saimirin, por sipas saj tashmë nuk do që të bashkohet më me bashkëshortin. Më parë, 25-vjeçarja e ka denoncuar tre herë bashkëshortin por në të gjitha rastet, ka tërhequr denoncimin duke lejuar përsëritjen e dhunës në familje.
(A.B)/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– IGJEUM bën të ditur se gjatë ditës së sotme dhe nesër, priten reshje intensive shiu pothuajse në të gjithë territorin e vendit.Sipas llogaritjeve t...
TIRANË– Dy persona kanë rënë në prangat e policisë së Tiranës pasi janë shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale.Personi Sh. Xh., 29 vjeç, i ...
TIRANË- Gazetari investigativ Artan Hoxha, teksa po komentonte dosjen e përgjimeve të Ndraghetës, ka zbuluar një tjetër rast, që tregon sipas tij, lidhjet ...
TEPELENË- Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në aksin rrugor Memaliaj-Tepelenë. Policia ka bërë të ditur se nga aksidenti një person është plagosur rënd...
VLORË– Gomonia që dyshohet se ka qënë ajo që përdorej për trafikimin e 50 emigrantëve në Vlorë është gjetur ditën e sotme. Kanë qenë autoritetet bregdetare...
TIRANË– Rruga në fshatin Ibë të Tiranës ka pësuar dëmtime si pasojë e shirave të dendur. Dheu ka rrëshqitur dhe rruga është dëmtuar duke rrezikuar dhe bane...
Aktualitet25 Janar 2021, 11:01
DURRËS– Jetmir (Edmond Bregu) alias Ilir Kuçi ishte denoncuar shumë herë nga banorët e qytetit të Durrësit për kanosje. Dosja.al ka mësuar se ...