Lëviznin pa maska, gjobiten 1227 persona, e pëson dhe lokali që nuk respektoi masat e tre qytetarë që thyen karantinën
25 Janar 2021, 13:05Nga DOSJA
TIRANË– 1227 qytetarë që janë konstatuar duke lëvizur pa maskat mbrojtëse janë gjobitur me nga 3 mijë lekë secili. Në njoftimin e Policisë së Shtetit, bëhet me dije se konktrollet janë ushtruar gjatë fundjavës. Gjithashtu në njoftim shkruhet se, 12 persona që nuk kanë pranuar t’i tregojnë punonjësve të Policisë dokumentin e identifikimit, janë shoqëruar në komisariat dhe pasi janë gjobitur, janë lënë të lirë.
Tre qytetarë janë pikasur të lëviznin pas orës policore dhe janë gjobitur me nga 10 mijë lekë secili. Gjithashtu është gjobitur edhe një lokal me 1 milionë lekë të reja, pasi nuk ka zbatuar masat anti-Covid.
Njoftimi nga Policia e Shtetit
Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollin në të gjithë vendin, për të monitoruar zbatimin e masave anticovid. Gjatë fundjavës janë evidentuar dhe ndëshkuar me masë administrative 1231 qytetarë që nuk kanë zbatuar masat për parandalimin e përhapjes së COVID-19.
Strukturat e Policisë, krahas përmbushjes së detyrave funksionale për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, kanë vijuar kontrollet në terren në të gjithë vendin, për të monitoruar zbatimin e masës për parandalimin e përhapjes së COVID-19, mbajtjen e detyrueshme të maskës mbrojtëse, e cila është detyrim për të gjithë qytetarët, që në momentin që dalin nga shtëpia. Si rezultat i këtyre kontrolleve, gjatë fundjavës, në të gjithë vendin, Patrullat e Përgjithshme dhe ato të Policisë Rrugore kanë evidentuar dhe ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë secili, 1227 qytetarë që janë konstatuar duke lëvizur pa maskat mbrojtëse.
Gjatë kontrolleve janë shoqëruar në ambientet e Policisë në të gjithë vendin, 12 shtetas që nuk kanë pranuar t’i tregojnë punonjësve të Policisë dokumentin e identifikimit, të cilët pasi kanë paraqitur dokumentin e identifikimit, janë ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë dhe më pas janë lënë të lirë. Gjatë kontrolleve të ushtruara në subjekte të ndryshme, shërbimet e Policisë kanë evidentuar 1 subjekt që ushtronte aktivitetin në kundërshtim me protokollet e sigurisë. Për administratorin e këtij subjekti është vendosur masa administrative 1.000.000 lekë.
Gjithashtu, gjatë kontrolleve në fundjavë janë konstatuar 3 qytetarë që lëviznin në rrugë gjatë orarit të ndaluar të lëvizjes, pa arsye të domosdoshme, të cilët janë ndëshkuar me masën administrative 10.000 lekë secili. Policia e Shtetit, krahas punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, sigurimin e rendit dhe qetësisë publike, do të vijojnë punën për monitorimin e zbatimit të masave anticovid në të gjithë vendin. Në këtë kuadër, Policia apelon për të gjithë qytetarët që të zbatojnë me rigorozitet masat anticovid.
(f.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Në media qarkulloi lajmi se një çift ka hasur probleme mes tyre për shkak të dy personazheve të njohur: Sinan Hoxhës dhe Ana 2 e emisionit ‘...
TIRANË– IGJEUM bën të ditur se gjatë ditës së sotme dhe nesër, priten reshje intensive shiu pothuajse në të gjithë territorin e vendit.Sipas llogaritjeve t...
TIRANË– Dy persona kanë rënë në prangat e policisë së Tiranës pasi janë shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale.Personi Sh. Xh., 29 vjeç, i ...
TIRANË- Gazetari investigativ Artan Hoxha, teksa po komentonte dosjen e përgjimeve të Ndraghetës, ka zbuluar një tjetër rast, që tregon sipas tij, lidhjet ...
TEPELENË- Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në aksin rrugor Memaliaj-Tepelenë. Policia ka bërë të ditur se nga aksidenti një person është plagosur rënd...
VLORË– Gomonia që dyshohet se ka qënë ajo që përdorej për trafikimin e 50 emigrantëve në Vlorë është gjetur ditën e sotme. Kanë qenë autoritetet bregdetare...
TIRANË– Rruga në fshatin Ibë të Tiranës ka pësuar dëmtime si pasojë e shirave të dendur. Dheu ka rrëshqitur dhe rruga është dëmtuar duke rrezikuar dhe bane...